• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLE ME DRON NË SHKODËR/ Arrestohen dy të rinj për kultivim kanabisi, policia jep detajet
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTROLLE ME DRON NË SHKODËR/ Arrestohen dy të rinj për kultivim kanabisi, policia jep detajet

4 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet nga toka dhe ajri duke përdorur edhe dronë me qëllim goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas uniformave blu gjatë kontrolleve është evidentuar një rast i kultivimit të lëndëve narkotike, ndërsa janë arrestuar dy të rinj. Përkatësisht kanë rënë në pranga E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër.

Njoftimi: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Gimaj”, në kuadër të të cilit u evidentua dhe u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kultivonin bimë narkotike kanabis në ambient të hapur, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur edhe dronë, si dhe kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Gimaj”,

Si rezultat i të cilit, në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj, në një ambient të hapur, në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrollit të territorit, në afërsi të këtij ambientit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit nga ana e shërbimeve të Policisë, u bë e mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i një arme zjarri automatik dhe municioni luftarak, në një ambient në afërsi të sipërfaqes së mbjellë me bimë narkotike.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA NË KULMIN E VALËS SË TË NXEHTIT/ Cilat janë ditët me temperaturat më ekstreme këtë javë
Previous article REFORMA ZGJEDHORE/ Flet Oerd Bylykbashi: S’do lejojmë që Rama të marrë Primin në këmbim të disa bashkive

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT