• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONTROLL TË PAVARUR TË KUFIJVE/ Greqia refuzon kërkesën e BE, Brukseli irritohet me Athinën
Home
Rajon

KONTROLL TË PAVARUR TË KUFIJVE/ Greqia refuzon kërkesën e BE, Brukseli irritohet me Athinën

2 October, 2021 s.autor Rajon

Greqia ka refuzuar një kërkesë nga Bashkimi Evropian për të krijuar një proces të pavarur për të monitoruar kontrollet kufitare dhe emigracionin e paligjshëm.

Refuzimi grek thuhet se ka zemëruar Brukselin, i cili ka qenë jashtëzakonisht kritik ndaj Athinës për praktikën e saj të dyshuar si ilegale në refuzimin e emigrantëve. Refuzimi mund të rrezikojë miliona dollarë në mbështetjen financiare që i duhet Greqisë për të rritur aftësitë e saj në parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Kjo është veçanërisht e vërtetë pasi Evropa përgatitet për një valë emigrantësh afganë drejt Perëndimit pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët.

I pyetur në parlament, Ministri grek për Emigracionin, Notis Mitarakis ofroi një përgjigje të prerë nëse ai do të lejonte BE-në të krijojë një entitet mbikëqyrës të pavarur për të monitoruar kontrollet kufitare dhe emigracionin e paligjshëm.

Ai tha se ndërsa qeveria në Athinë ishte e hapur për të diskutuar formimin e komisioneve të pavarura monitoruese mbi emigracionin në të gjithë BE-në, Greqia nuk ishte e gatshme, siç tha ai, “të vepronte e vetme”.

Zoti Mitarakis tha se krijimi i një entiteti të tillë që do të mbikëqyrë se si Greqia po i largon emigrantët ilegalë dhe nëse po ndodhin goditje të paligjshme, nuk është ndër përparësitë e qeverisë.

Nuk ka një çështje të tillë, këmbënguli ai. Ai pohoi se është një e drejtë sovrane e Greqisë të mbrojë kufirin e saj siç e shikon të arsyeshme.

Greqia ka shtuar patrullat përgjatë bregut të Detit Egje dhe ka ngritur një mur çeliku masiv përgjatë kufijve të saj tokësorë me Turqinë, për të shmangur një valë të re emigrantësh.

Udhëheqësit grekë po shqyrtojnë gjithashtu krijimin e barrierave lundruese përgjatë rrugës ujore të Egjeut që ndan Greqinë dhe Turqinë. Dhe me Perëndimin duke u përgatitur për një eksod të ri emigrantësh nga Afganistani, Athina thotë se po përgatit një fushatë të madhe mediatike për të bërë të ditur se nuk po lejon më kalimin e lirë për personat që hyjnë ilegalisht.

Raportet nga OKB -ja, organizatat e ndihmave humanitare dhe të emigracionit janë duke dokumentuar numrin në rritje të emigrantëve që janë kthyer mbrapsht – shpesh duke përdorur praktika të papranueshme si “refuzimin”.

Zyrtarë të lartë të OKB-së në Greqi, të kontaktuar nga Zëri i Amerikës, thanë se ishin dokumentuar këtë vit të paktën 450 raste refuzimesh të paligjshme – raste që ata thonë se i janë dorëzuar një prokurori vendas për t’i hetuar.

Grupet e ndihmave citojnë shifra shumë më të larta. Raporti i organizatës norvegjeze Aegean Boat, e cila regjistron veprimtari të tilla, tha të shtunën se kishte dokumentuar 700 refuzime që nga data 20 mars 2020. Në total janë 19.200 persona që ajo pretendon se autoritetet i kanë zmbrapsur, ose duke i nxjerrë gomonet e tyre jashtë ujërave greke ose ndonjëherë duke ua hequr motorët varkave të tyre dhe duke i lënë emigrantët dhe refugjatët të pluskojnë në det të hapur.

Të shtrëngosh emigrantët të kthehen është një shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar, pasi shkelet e drejta e azilkërkuesve për kalim të sigurt dhe mbrojtje.

Kroacia, Franca, Spanja dhe Italia – të gjitha shtete anëtare të Bashkimit Evropian që përballen me sfida të ngjashme emigracioni – gjithashtu janë akuzuar për përfshirje në refuzime të paligjshme, ndonjëherë edhe të dhunshme.

Por në Greqi, zyrtarët e OKB-së dhe grupet e ndihmave paralajmërojnë se praktika nuk është vetëm rutinë, por se gjithashtu po ushtrohet në një mënyrë më të pamëshirshme – me agjentë të maskuar që kapin emigrantë dhe refugjatë që kanë kaluar ilegalisht në Greqi, të cilët pastaj i hedhin përsëri në gomonet që i tërheqin përmes detit Egje, duke i dërguar kështu mbrapsht në Turqi.

Me marrjen nën kontroll të Afganistanit nga talebanët që nxiti valë të reja emigracioni në Perëndim, zyrtarë të agjensive të ndihmave i thonë Zërit të Amerikës se janë të shqetësuar se refuzimet e paligjshme mund të bëhen praktika të gjera.

Zyrtarët e BE-së në Athinë nuk ishin të disponueshëm për të komentuar. Por mediat vendase raportuan se zyrtarët e emigracionit në Bruksel u zemëruan me refuzimin e Greqisë për të lejuar vëzhguesit. Mediat vendase gjithashtu raportuan se BE-ja do të ngrijë rreth 17.4 milionë dollarë ndihma që do të ndihmonin me pajisje dhe anije të reja rojen bregdetare të Greqisë.

Që nga ardhja në pushtet në vitin 2019, qeveria greke e qendrës së djathtë e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka përqafuar një qëndrim më të ashpër ndaj emigracionit të paligjshëm – një politikë në bazë të së cilës prurjet e emigrantëve patën një rënie dramatike prej 90% gjatë një periudhe dyvjeçare.

Me prurjet e afganëve që shtohen vazhdimisht, qeveria në Athinë këmbëngul se nuk do të heqë dorë – pavarësisht kostos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SASSUOLO-INTER/ Vendasit përfitojnë një penallti, Berardi ndëshkon "Zikaltërit" nga pika e bardhë (VIDEO)
Previous article "SI SKANDALI I TEAS NUK BESOJ SE DO KETË"/ Bora Zemani e thotë troç: Jam single, po të doja e kisha gjetur

s.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT