Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se moderatorja Alketa Vejsiu do të largohej nga Klan për shkak të një kontrate me gjigantin italian Mediaset.
Madje ka qenë vetë regjisorja Vera Grabocka, e cila përmes një postimi në Instagram i uruar Alketës fat në rrugëtimin e saj të ri.
Por mëngjesin e sotëm Alketa ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale ku thotë se nuk do të largohet nga Tv Klan, por nuk ka mohuar as mundësinë që po i jepet në Mediaset.
“Nuk do ta le as Shqiperine as Klanin! Por premtoj qe ne rastin me te pare pertej kufijeve do ta them me shume krenari ne shqip ” Jam shqiptare!”…
I detyrohem shume Shqiperise dhe shqiptareve qe me bene kjo qe jam!
Vazhdojme normalisht jeten por me nje qasje globale qe thjesht kapercen kufijte e vendit tone… Perqafime te gjitheve dhe me uroni fat!,”-përfundon moderatorja. Me këtë postim ajo i ka lënë të hapura të dyja mundësitë në lidhje me karrierën e saj.




