• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KONTRATAT 1 EURO: Kush investon 800 milionë lekë ka afat deri në 30 vjet të…
Home
Ekonomi
Portret

KONTRATAT 1 EURO: Kush investon 800 milionë lekë ka afat deri në 30 vjet të…

24 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Qeveria ka vendosur të ndryshojë trajtimin që bën ndaj investitorëve që investojnë me shumë se 800 milionë lekë dhe hapin jo më pak se 500 vende pune kur bie fjala tek kontratat me vlerë simbolike 1 euro apo ato enfiteozë. Në një vendim të miratuar në muajin qershor por që ka hyrë në fuqi në 23 gusht sanksionohet pikërisht kjo pjesë ku për këtë kontigjent nënvizohet se kohëzgjatja nuk do të jetë ajo standarde.

Deri më dje gjithçka rregullohej me pikat 6 dhe 7 të kreut 1 të vendimit ku përcaktohej se afati i lidhjes së kontratës për sipërfaqet 200 – 500 m2 është deri në 10 (dhjetë) vjet, ndërsa për sipërfaqet mbi 500 m2 është deri në 20 (njëzet) vjet. Po kështu të drejtën e lidhjes së kontratës së enfiteozës për pasuritë shtetërore, me afat deri në 20 (njëzet) vjet, e ka ministria përgjegjëse për ekonominë ose organi i qeverisjes vendore, që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit mbi pronën.

Me ndryshimin e fundit ligjor, kontratat me vlerë simbolike 1 euro mund të lidhen për një afat 30 vjeçar me të drejtë ripërtëritjeje po kaq , kurse ato emfiteozë për dyfishin e kësaj.

“Bëjnë përjashtim nga përcaktimet e pikave 6 e 7, të kreut I, kontratat e qirasë dhe enfiteozës, kur ka një investim të rëndësishëm për vendin, që synon tërheqjen e industrive të reja dhe futjen e teknologjive të përparuara, me një nivel investimi mbi 800 000 000 (tetëqind milionë) lekë dhe që do të sigurojë jo më pak se 500 (pesëqind) vende pune. Afati i lidhjes së kontratave të qirasë është deri në 30 vjet, me të drejtë ripërtëritjeje me afat 30- vjeçar, ndërsa afati i lidhjes së kontratave të enfiteozës është deri në 60 vjet”, thuhet në vendimin që tashmë ka hyrë në fuqi.

I njëjti vendim bën disa rregullime në pika të veçanta të lidhura me kufitjtë e investimit sipas sektorëve, masat penalizuese në rastet kur nuk realizohen sipas planbiznesit investimet dhe nuk hapen vendet e premtuara të punës, si dhe shton elementët e monitorimit.

Po kështu vendimi sanksionon të drejtën e privatizimit për subjektet që realizojnë investime në masën 150 për qind të vlerës së truallit apo 750 për qind në rastin kur situata është me komplekse. Në fund, vendimi shton tre pika të reja ku ndër të tjera, se kur kërkohet shembje e godinave të caktuara që janë të amortizuara dhe nuk i shërbejnë investitorit ato duhet të shemben me fondet e atij që ka përfituar kontratën 1 euro apo enfiteozë. Po kështu që kontratat e qirasë apo ato enfiteozë duhet të regjistrohen pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes së saj, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qëllohet me armë zjarri pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, plagoset polici dhe sulmuesi
Previous article Vieira mbështet Henryn për të marrë rolin e trajnerit te Bordeaux

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT