• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kontrata e lobimit 1 milion USD në SHBA/ Prokuroria nis hetimet për PD, ja çfarë i kërkon KQZ
Home
Aktualitet
Drejtësi

Kontrata e lobimit 1 milion USD në SHBA/ Prokuroria nis hetimet për PD, ja çfarë i kërkon KQZ

30 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj Partisë Demokratike lidhur me kontratat e paguara për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore. PD dyshohet se nuk ka deklaruar shumat e shpenzuara për efekt lobimi dhe çështja e nisur kryesisht është marrë në dorë nga dy prokurorë.

Organi i akuzës i ka nisur një kërkesë KQZ-së dhe Partisë Demokratike për dokumentacionin dhe pasqyrat financiare të deklaruara pranë institucionit të administrimit të zgjedhjeve si shpenzime të fushatës elektorale. Kjo kërkesë vjen në kuadër të verifikimeve që po kryen akuza e Tiranës për pagesat e kryera përmes një kompanie offshore në shumën e rreth 675 mijë dollarëve në SHBA gjatë kohës kur PD ishte në çadër dhe në vijim të fushatës elektorale të 25 qershorit.

Personi i parë që listohet për t’u pyetur nga prokuroria e kryeqytetit, është financieri i këtij subjekti politik, por ende nuk është përcaktuar dita se kur ai do thirret për të dëshmuar. Burime për Report Tv nga Prokuroria bënë të ditur se pas marrjes së dokumenteve nga KQZ dhe PD, do të shihet nëse janë depozituar apo jo kontratat me vlerë 675 mijë dollarë për efekt lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokuroria do kryejë hetime edhe sa i takon burimit të këtyre parave.

Paratë e paguara nga PD kanë shkuar për kompanitë “Stonington Strategies”, “Muzin Capitol Partners” dhe “Biniatta Trade LP”. Pagesa për lobim në SHBA, PD ka bërë edhe gjatë kohës kur ishte në “Çadrën e Lirisë” përpara Kryeministrisë. Pjesë e pagesave të këtyre kontratave, krahas suportit politik nga DASH, ka qenë edhe mundësimi i një takimi të kryetarit të PD, Lulzim Basha me presidentin e SHBA, Donald Trump, takim ky i zhvilluar në një mbrëmje për mbledhje fondesh në Uashington vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Dy nga kontratat me “Stonington Strategies”, PD i ka nënshkruar pak ditë përpara zgjedhjeve.

Shuma që i është paguar kompanive dyshohet të jetë bërë në rrugë informale. Hetimet e Prokurorisë nisën pas publikimeve në media të dokumenteve që zbuluan kontratën dhe pagesat e Partisë Demokratike në SHBA, gjatë kohës që ishte në çadrën përpara Kryeministrisë në Bulevard dhe dy javë përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hodhi gruan nga dritarja, Ferdinant Ruko i shpëton burgimit të përjetshëm
Previous article Gattuso me vendimin e fundit zhgënjen tifozët e Milanit

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT