• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTRABANDË CIGARESH/ Arrestohet 53-vjeçari në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTRABANDË CIGARESH/ Arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

4 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 53-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për kontrabandë cigaresh.

Mësohet se më kuadër të operacionit ‘Hide’ u arrestua shtetasi me inicialet L. H., banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Hide”. Vihet në pranga 1 shtetas që tregtonte paketa me cigare të kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga subjekti i tij tregtar.

Sekuestrohen rreth 150 steka me cigare të llojeve të ndryshme, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Hide”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin dhe në automjetin e shtetasit L. H., në rrugën “Hamdi Pepo”, shërbimet e Policisë gjetën rreth 150 steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe aparatin celular të këtij shtetasi. Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas fshihte të ardhurat e përfituara nga tregtimi i mallrave dhe produkteve, në dyqanin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO NGORDHIM SI MIZA"/ Fshati rus përballet me mungesë burrash pas përfshirjes së tyre në luftë
Previous article PËRFLITET PËR NJË LIDHJE ME BUTRINT IMERIN/ Olta Beqiri thyen për herë të parë heshtjen

s.autor

Postime të ngjashme

"HAJDE O BURRË SE NA..."/ Biznesmenia e famshme në Spanjë kap dy shqiptarët duke i vjedhur shtëpinë (PAMJET) Aktualitet

"HAJDE O BURRË SE NA..."/ Biznesmenia e famshme në Spanjë kap dy shqiptarët duke i vjedhur shtëpinë (PAMJET)

HITA MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË NË TRE QARQE/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla Aktualitet

HITA MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË NË TRE QARQE/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT