Dita e sotme ka përfunduar tragjike për dy shqiptarë që kanë humbur jetën pas kontaktit me energjinë elektrike.
Njëri prej tyre 60 vjeçari në Shkodër po mundohej ta rilidhte energjinë vetë, pasi ia kishin shkëputur por duket se ky moment përfundoi fatal për të.
Gjithashtu, një 40 vjeçar në Itali teksa punonte u godit nga shkarkesa elektrike.
Fatkeqësisht rastet kur shqiptarët humbin jetën nga kontakti me korentin nuk janë të pakta. Kujtojmë se para disa javësh 40 vjeçarja nga Pogradeci u gjet e dekompozuar në dush pasi dyshohet se ka pasur kontakt me energjinë.
Çfarë ndodhi sot:
Humb jetën një person në zonën e rrethinave në Shkodër.
Sipas të dhënave paraprake, Frrok Breg është ngjitur në shtyllë elektrike për të rilidhur energjinë elektrike të shkëputur nga OSHEE-ja.
Si pasojë e hedhjes së telit ai ka mbetur i vdekur në vend.
Ndonëse është tentuar që ti jepet ndihma e parë, çdo gjë ka qenë e kotë dhe ka gjetur vdekjen. Në një prenoncim më vonë motra e tij u shpreh se vëllai i saj kishte katër ditë që ia kishin prerë energjinë dhe sot po mundohej ta rilidhte.
Vdes shqiptari në Itali, po punonte kur u godit nga shkarkesa elektrike
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, Itali. Një shqiptar dhe një italian kanë humbur jetën pasi janë goditur nga një rrymë elektrike.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Velletri, Romë.
Nga energjia elektrike kanë humbur jetën shqiptari Zigur Badej 48 vjeç dhe italiani, Marco Alfano, 56 vjeç.
Të dy janë gjetur të vdekur poshtë një kasete energjie elektrike në një pallat ku sot do të duhej të nisnin rregullimet.
Sipas rindërtimit të ngjarjes së rëndë, shqiptari 48 vjeç kishte përfunduar së instaluari kasetën kur është goditur nga një shkarkesë elektrike.
Ndërsa italiani 56 vjeç, fqinj me shqiptarin, kishte shkuar në ndihmë të tij që ta shkëpuste, por edhe ai k mbetur i vdekur.
E zë korenti teksa korrte bar, vdes 35-vjeçari në Peqin
Kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën një 35-vjeçari në Peqin. Mësohet se i riu ishte duke korrur barin me makinë, që punon me tension elektrik.
Viktima quhet Ilir Sharka, ndërsa ai është gjetur i pajetë në kopshtin e banesës së shtetasit me iniciale I.M.
Vdes 38 vjeçari në Vlorë
Një person, 38 vjeç, ka vdekur nga kontakti me energjinë elektrike në Vlorë.
Në lagjen “Ujë i Ftohtë” në banesën e tij, shtetasi F.L., 38 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi personi ka qenë duke ndërhyrë në një kabull elektrik.
Vdes 40 vjeçarja nga Pogradeci
Bule Bajrami, 40 vjeç ështe gjetur e pajete në banesën e saj ku jetonte e vetme, në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.
Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja është shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit.
E zë korenti në dush, vdes në mënyrë tragjike një i ri nga Pogradeci
Një i ri nga qyteti i Pogradeci ka humbur jetën në mënyrë tragjike ndërsa po bënte dush.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit, ku viktima është Fatjon Lepa, 25 vjeç. Nga hetimet mesohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një mase elektrike.
/AlpeNews.al





