Paraditen e sotme ne Qarkun e Gjirokastres ka nisur konstituimi i këshillave bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Fillimisht është konstituar Këshilli Bashkiak i Tepelenës. Ne ceremonine per kete rast kane qene të pranishëm deputetët e qarkut Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, si dhe prefekti Astrit Aliaj.
Kreu i Bashkise, Termet Peçi mberriti ne ceremoni me kravatë ngjyrë vjollcë, njëjtë me ngjyrën e Partisë Socialiste. Nuk mund te themi ishte rastesore, apo zgjedhje e qellimte, si nje formë qe t’i shprehë mirënjohjen PS-së që e bëri kryebashkiak për herë të tretë.
Nderkohe qe ai betohej, pas shpines se tij, dy punonjës të policisë bashkiake qëndronin si truproja nderi me kostum ceremonial, diçka që ndodh për herë të parë.






