• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONKURSI PËR HETUES TË BKH/ 338 kandidatë kalojnë testin e arsyetimit logjik, ja kur do i nënshtrohen testit fizik
Home
Aktualitet
Drejtësi

KONKURSI PËR HETUES TË BKH/ 338 kandidatë kalojnë testin e arsyetimit logjik, ja kur do i nënshtrohen testit fizik

28 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Është mbajtur konkursi për hetues në BKH dhe janë kualifikuar gjithsej 338 kandidatë.

Këta kandidatë kaluan testin e arsyetimit logjik. Kandidatët e kualifikuar në këtë fazë do i nënshtrohen testit fizik. Testimi fizik do të zhvillohet në datat 1-4 qershor.

Njoftimi i BKH:

Në datë 27.05.2021, u zhvillua Testi i Arsyetimit Logjik për përzgjedhjen e kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Në Testin e Arsyetimit Logjik morën pjesë 363 kandidatë, ku u kualifikuan 338 kandidatë dhe 25 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër. Për të parë rezultatet për secilin kandidatët klikoni në LINK 1.

Kandidatët e kualifikuar në Testin e Arsyetimit Logjik në datat 01.06.2021 – 04.06.2021 do t`i nënshtrohen Testimit të Aftësive Fizike.

Testimi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, Yzberisht, Tiranë. Për të parë listen e kandidatëtve të kualifikuar dhe që do paraqiten në Testimin e Aftësive Fizike klikoni në LINK 2.

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar testimi do zhvillohet, si më poshtë.

  1. Në datën 01.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 01 (një) deri në numrin rendor 85 (tetedhjetë e pesë);
  2. Në datën 02.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 86 (tetëdhjetë e gjashtë) deri në numrin rendor 170 (njëqind e shtatëdhjetë);
  3. Në datën 03.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 171 (njëqind e shtatëdhjetë e një) deri në numrin rendor 255 (dyqind e pesëdhjetë e pesë);
  4. Në datën 04.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 256 (dyqind e pesëdhjetë e gjashtë) deri në numrin rendor 338 (treqind e tridhjetë e tetë).

Kandidatët në ambientet e Repartit Special “RENEA” duhet të paraqiten në orën 08.00. Kandidatët duhet të marrin atlete dhe veshje sportive të përshtatshme për vrapim, si edhe pije freskuese.

Kandidatët para fillimit të Testimit të Aftësive Fizike do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore.

Kandidatët para se të marrin pjesë në testim do të dorëzojnë tek Komisioni i Përzgjedhjes Raportin Mjekësor, nga specialisti Kardiolog, që vërteton që janë të aftë fzikisht për të marrë pjesë në këtë testim pa rrezikuar për infarkt kardiak ose komplikacione kardiovaskulare.

Minimumi i pikëve për kualifikimin e kandidatëve për fazat e mëtejshme të konkurrimit janë të parashikuara tek Rregullorja “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit” dhe informacioni “Mbi zhvillimin e Testit të Aftësive Fizike”, shpallur në ëeb: BKH.al

Falenderojmë gjithë kandidatët që janë bërë pjesë në këtë konkurrim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENT HISTORIK/ Britania dhuron cigare elektronike për të ndihmuar lënien e duhanit
Previous article NGA TRAFIKU I KOKAINËS TEK PUNA SI LAVAZHIER/ Shqiptari në Britani e pranon në gjyq: Shita drogë për të shlyer borxhet

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT