• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONKURSI KOMBËTAR I GJUHËS SHQIPE/ Shkolla 9-vjeçare ‘Rilindja’ e Kavajës, shpallet fituese
Home
Sociale

KONKURSI KOMBËTAR I GJUHËS SHQIPE/ Shkolla 9-vjeçare ‘Rilindja’ e Kavajës, shpallet fituese

1 May, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Shkolla 9-vjeçare “Rilindja” e Kavajës u shpall fituese e konkursit të Gjuhës Shqipe, një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.Në një aktivitet plot emocione dhe konkurrencë të fortë, u zhvillua Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, me një finale që mblodhi së bashku nxënës, mësues, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore si dhe përfaqësues nga partnerët e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Në finale shkolla “Rilindja” u përball me shkollën 9-vjeçare “Jeronim de Rada” të Tiranës. Të dyja shkollat finaliste gjatë fazës gjysmëfinale kishin grumbulluar më shumë pikë.

Nxënësit nga të dyja shkollat dëshmuan aftësitë e tyre të larta në gjuhën shqipe, duke u përballur me njëri-tjetrin në një konkurrencë tepër të ngushtë deri në fund duke e mbajtur publikun në ankth.

Juria shpalli fituese shkollën “Rilindja” me vetëm 1 pikë diferencë, në vend të dytë u rendit shkolla “Jeronim de Rada”.

Për vendet e para u ndanë kupa, tableta, medalje dhe certifikata nderi, ndërsa 14 ekipet e tjera gjysmëfinaliste u nderuan me medalje dhe certifikata.

Gjatë gjithë procesit, përfshirë ndeshjet gjysmëfinale dhe finale, shkollat u vlerësuan nga një juri profesioniste që përfshinte figura të njohura të gjuhësisë dhe medias: Linda Mëniku, pedagoge e gjuhësisë në Universitetin e Tiranës; Aleksandër Çipa, gazetar dhe themelues i Unionit të Gazetarëve dhe Oriana Osmani, mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Tema e konkursit për këtë vit ishte “Gjuha shqipe si identitet kombëtar, kulturor dhe mjet komunikimi në epokën e teknologjisë”.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe 2024. Gjithashtu ky vit shënon dhe një ngjarje me rëndësi historike, 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Të dyja këto ngjarje kanë qenë në fokus të Konkursit të Gjuhës Shqipe. Konkursi u mbështet nga partnerët e MAS: Këshilli i Europës, British Council, UNICEF, Save the Children dhe World Vision, në bashkëpunim me RTSH.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe do të kthehet në një traditë të përvitshme, me synim ruajtjen, nxitjen dhe promovimin e gjuhës sonë të bukur shqipe ndër breza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUJDES NË PUNË..."/ Horoskopi ditor, 2 maj 2024
Previous article KUJDES! Risia e fundit nga “Instagram” vjen me pasoja për disa përdorues

s.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT