Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në bashkinë më jugore të vendit, në Konispol është surprizuar nga një grup turistësh italianë që kishin zgjedhur të kalonin disa ditë pushimi mes bukurive të zonës. Përshtypjet e veta ai i ka ndarë në një postim në median sociale ku shprehet për surprizën e këndshme.
“Një surprizë e këndshme të takoja sot në Konispol një grup turistësh italianë, që kishin zgjedhur për të kaluar disa ditë pushimi në këtë zonë me bukuri natyrore të veçanta, tradita të spikatura dhe me një kulinari të mrekullueshme.
Energjia, entuziasmi dhe alegria që i shoqëronte, ishte një tregues i qartë i mikpritjes tradicionale që kishin gjetur nga qytetarët e mrekullueshëm të Konispolit. I inkurajova të forcojnë shkëmbimet kulturore si mënyra më e mirë për t’u njohur dhe afruar më shumë me njëri-tjetrin”, thotë presidenti Meta.





