• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONGRESI/ Përgatitje për ‘nënën e të gjitha sanksioneve’ nëse Rusia pushton Ukrainën
Home
Nderkombetare

KONGRESI/ Përgatitje për ‘nënën e të gjitha sanksioneve’ nëse Rusia pushton Ukrainën

1 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Falë një përpjekjeje dypartiake, Senati po përgatitet për atë që kryetari i komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, e ka quajtur si “nëna e të gjitha sanksioneve”, që do t’i vendoseshin Rusisë në rast të pushtimit të Ukrainës.

Sipas kryetarit të komisionit Robert Menendez, senatorët janë në prag për të rënë dakord për një paketë masash që synojnë ta bëjnë koston financiare në rast agresioni ndaj Ukrainës, jashtëzakonisht të lartë për zyrtarët e lartë të qeverisë ruse, si dhe shtetasit e zakonshëm rusë.

Projektligji që po shqyrtohet tha zoti Menendez gjatë një interviste të dielën për rrjetin televiziv CNN, përfshin “sanksione masive kundër bankave më të rëndësishme ruse, që do të dëmtonin ekonominë e këtij vendi dhe që do të sillte pasoja domethënëse për rusët e thjeshtë në llogaritë e tyre bankare e pensione”.

Zoti Menendez tha gjithashtu se pret që Senati të miratojë ndihmë shtesë në armë për Ukrainën.

Senati po shqyrton marrjen e masave kundër Rusisë, ndërsa Moska ka dislokuar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve veriorë, lindorë dhe jugorë të Ukrainës. Në vitin 2014, Rusia pushtoi Krimenë, një rajon i Ukrainës, duke marrë kontrollin e saj. Në të njëjtën kohë, ajo filloi të ofrojë mbështetje për një kryengritje pro-ruse në Donbas të Ukrainës, një rajon që ka përjetësuar një konflikt të gjatë, por me intensitet të ulët gjatë viteve të fundit.

Në një shfaqje të vendosmërisë dypartiake, republikani kryesor i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, James Risch tha se megjithëse nuk është i bindur që Rusia kishte marrë një vendim për të pushtuar Ukrainën, dërgimi i një mesazhi për pasojat ekonomike që do të paguante Moska, nëse një gjë e tillë do të ndodhte, është mjaft i rëndësishëm. /VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LINJA HEKURUDHORE PRISHTINË-DURRËS/ Ministri i Infrastrukturës: Po bëhet realitet
Previous article "NUK DIJA SI PUTHEJ, POR TI THASH..."/ Beniada kujton puthjen e parë

s.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT