Po zhvillohet sot dita e dytë e Kongresit të Partisë Socialiste.
Sapo ka marrë fjalën e tij, kryeministri Rama ka cituar një gazetare që e ka pyetur se çfarë mendon për mocionin e socialistëve të vjetër.
“Nuk ka socialist të vjetër. Për ta vertetuar këtë ftoj Zeqeriun, socialisti që është 100 vjeç”, përfundoi Rama teksa i moshuari u ngjit në skenë dhe falenderoj kryeministrin për mundësinë. ALPEnews.al



