Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev ka ofruar mbështetjen e partisë gjatë Kongresit të sotëm.
Ai është shprehur se shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk janë vetëm dhe donacionet e tërmetit e kanë treguar këtë.
Stanishev ka thënë se janë optimist për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
‘Unë mendoj që është shumë i rëndësishëm që ju e kuptoni që nuk jeni vetëm. Ndaj për këtë do doja ti referohesha konferencës së organizuar nga BE. E në fakt jam absolustisht besim plot që qeveria me në krye Edi Ramën do ti bëjë në trasparencë të plotë gjithçka. Ndaj natyrisht do doja të shprehja edhe një herë mbështetjen e PS europiane. E në fakt është e vëertetë që edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut kanë bërë shumë progres në lidhje me hapat e tyre. E në fakt keni treguar mjaft qartë edhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe gjithçka është treguar nga kryeministri Rama. Arsyeja është se ne kemi pasur një rajon me konflikte të vjetra dhe të reja. Kjo ka bërë që plagët të shohin nga e shkuara, këtë kanë bërë edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut duke mos vendosur mure.
E në fakt BE do të bëjë detyrën, për sa kohë ju e keni bërë atë. E në fakt ne duhet të bëjmë punë dhe na duhen punë për të bërë përpara në mënyrë që në mars të hapim negociatat. Do doja gjithashtu të deklaroja këtu se shumë shpejt do të organizohet një takim përpara atij takimi të Ballkanit Perëndënmor. Do kem kënaqësinë të takojë edhe kryeministrin Edi Rama. Natyrisht që progresi i integrimit nuk është i vërtetë por ne do ndihmojmë me përvojën tonë. Shqpresoj fort që shumë shpejt të kemi një arsye për të festuar së bashku’, tha Sergei Stanishev.


