• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONGRESI I PS/ Balluku: Nga panelet diellore te parqet eolike, Shqipëria vend eksportues i energjisë
Home
Politikë

KONGRESI I PS/ Balluku: Nga panelet diellore te parqet eolike, Shqipëria vend eksportues i energjisë

9 April, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë punimeve të Kongresit të PS-së deklaroi sot Shqipëria nuk do të bëhet një vend superfuqi energjetike.

Sipas saj, vendi ynë do të bëhet eksportues i energjetikës pas vendosjes së paneleve diellore dhe parqet eolike.

Në fjalën e mbajtur në panelin me temë “Energjia, Mobiliteti, Mjedisi”, Balluku tha se “Shqipëria nuk do të bëhet një vend superfuqi energjetike siç thuhej dikur, por do të bëhet një vend që do të mbulojë të gjitha nevojat e tregut për energji elektrike dhe madje vend eksportues i energjisë. Shqipëria prodhon 100% energji të rinovueshme, kryesisht nga kaskada e Drinit. Globalizimi ka bërë që askush të mos jetë imun nga luftërat, pandemitë e të tjera. Kemi dëgjuar kohët e fundit për shkak të krizës vështirësitë e çmimit të lartë dhe mungesës në treg. Kemi dëgjuar ekspertë të opinionit publik të japin opinione që nuk kanë të bëjnë shumë me realitetin.
Ministrja shtoi se “vitet e fundit ka pasur një iniciativë private dhe publike për diversifikimin e burimeve energjetike. Kemi vendosur që të tjera burime alternative të energjisë të rinovueshme të fillojnë të kontribuojnë në sektorin energjetik shqiptar. Energjia quhet fushë me intensitet të lartë në investim dhe në kohë. Pra, një investim energjetik nuk mund të ndodhë as për një muaj, as për 2 dhe as për 1 vit. Kur ne nisim një projekt energjetik deri te momentin kur duhet të fillojë vepra nga prodhimi, qoftë HEC, panele diellore apo parqe eolike, duhen disa vite”, tha Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOT/ Dielli “sfidon” Veliajn dhe publikun, Ibrahimaj dhe Manastirliu “mesazhe të koduara”, Braçe befason me veshjen. Çfarë nuk u pa në Kongresin e PS
Previous article KONGRESI I PS/ “T’i kthehemi zakonit të torbave prej cope”, ministrja e Mjedisit: Nga 1 qershori ndalet përdorimi i qeseve plastike

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT