• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI RUSI-UKRAINË/ Putin thotë se u injoruan shqetësimet e Moskës
Home
Nderkombetare

KONFLIKTI RUSI-UKRAINË/ Putin thotë se u injoruan shqetësimet e Moskës

28 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Perëndimi “injoroi” shqetësimet e Moskës, sa i takon sigurisë në lidhje me zgjerimin e NATO-s, ndërsa Shtetet e Bashkuara i kërkuan përsëri Rusisë t’i tërheqë forcat e saj nga zonat afër kufijve me Ukrainën.

Presidenti rus, Putin, i tha homologut të tij francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike më 28 janar se pala ruse do të studiojë “me kujdes” përgjigjet me shkrim të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja këtë javë në lidhje me kërkesat e Moskës për garancitë e sigurisë “pas së cilës do të vendosë për hapat e mëtejmë.

Rusia po kërkon garanci sigurie nga Perëndimi në këmbim të një de-përshkallëzimi të krizës në Ukrainë, por Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja më 26 janar i kundërshtuan kërkesat e Moskës.

NATO-ja tha gjithashtu se dislokimet aleate të trupave dhe pajisjeve ushtarake në Evropën Lindore nuk janë të negociueshme.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur në një forum të Këshillit Atlantik më 28 janar, tha se aleanca ishte e gatshme të rriste praninë e saj në Evropën Lindore për t’i treguar Rusisë vendosmërinë e saj në mes të krizës në Ukrainë.

Stoltenberg, megjithatë, vuri në dukje se në këtë pikë, nuk ka “asnjë siguri” se Rusia planifikon të pushtojë Ukrainën.

Më herët, më 28 janar, ambasadori i SHBA-së në Moskë, John Sullivan, tha se Uashingtoni po pret tani përgjigjen e Rusisë ndaj propozimeve të saj me shkrim për një rrugë diplomatike për të dalë nga kriza e Ukrainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SURPRIZOI MONIKËN DHE I UROI FITOREN DONALDIT/ Çfarë mendojnë banorët për veprimin e Fifit
Previous article LAJMET E RREME MBI COVID-19/ Papa Françesku paralajmëron mbi rrezikun e "infodemisë"

Delo.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT