• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONFLIKTI PËR “SHTËPITË E BARIT” NË ANGLI/ Si u mbajt peng i riu shqiptar për 12 ditë dhe u torturua në këmbim të 400 mijë paundëve
Home
Aktualitet
Kronikë

KONFLIKTI PËR “SHTËPITË E BARIT” NË ANGLI/ Si u mbajt peng i riu shqiptar për 12 ditë dhe u torturua në këmbim të 400 mijë paundëve

3 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Paraditen e djeshme, Policia e Shtetit njoftoi për një operacion policor me anë të të cilit ishte bërë e mundur të lirohej një peng.

Nekid Arapi, njëri nga pengmarrësit dhe policia britanike

Në atë njoftim u mësua se operacioni ishte zhvilluar në bashkëpunim me Policinë londineze dhe madje operacioni i shpëtimit të pengut kishte ndodhur pikërisht në Angli. Policia jonë njoftoi se një shtetas shqiptar ishte marrë peng nga disa bashkatdhetarë, të cilët për lirimin e tij kërkonin shumën prej 400 mijë paundësh, shifër që me sa duket e ka marrë përsipër.

Policia britanike ta dorëzojë te pengmarrësit. Ajo çka është mësuar më pas është e gjitha një histori horrori, teksa pengu, një i ri, vetëm 30 vjeç, i cili është nga Fieri, është dërguar në spital për shkak të gjendjes së tij tejet të rënduar nga dhuna që ka zgjatur jo pak, por 12 ditë. Policia britanike bëri me dije se ka arrestuar 7 persona, më saktë policia jonë, ndërkohë që mbrëmë grupi hetimor në Angli ka treguar për TCH se ka në pranga 6 persona, të gjithë nga Shqipëria. Ata janë nën akuzën e rrëmbimit të personit dhe tentativës së vrasjes.

PO KUSH JANË PENGMARRËSIT?

Janë vëlla e motër nga Vlora, një tjetër vlonjat, dy fierakë dhe një nga Skrapari. Sipas të dhënave, ata janë një grup kriminal, të cilët vepronin në zonën e Mançesterit dhe në disa rrethina ku kishin ngritur shtëpi bari. Nuk dihen ende rrethanat e marrjes peng, por ajo që është dëshmuar mbrëmë janë emrat e 6 personave të ndaluar, ku në sy bie emri i Nekid Arapit, të riut nga Vlora, i cili u arrestua katër vite më parë në Shqipëri si i akuzuar në lidhje me vrasjen e një biznesmeni të njohur vlonjat.

6 shqiptarët e arrestuar, mes tyre edhe një femër, u tha se dolën ditën e djeshme përpara një gjykate në Londër si të akuzuar për pengmarrjen e një shqiptari në kryeqytetin britanik. Shumica e të arrestuarve janë pjesë e një grupi kriminal vlonjat që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mançester dhe qytete të tjera të Anglisë. Zyra e shtypit në “Metropolitan Police” tha se për pengmarrjen e të riut nga Fieri, emigrant në Angli, akuzohen këta persona: Nekid Arapi, 26 vjeç, nga Vlora, banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë. Xhon Guveli, 29 vjeç, nga Skrapari, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje të rremë. Fation Arapi, 27 vjeç, nga Fieri, banues ne New Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje të rremë.

Armando Brahashaj, 26 vjeç, nga Vlora, banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje të rremë. Eduart Çepele 30 vjeç, nga Fieri, banues në Barrington Street, Mançester, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme. Emanulea Arapi, 28 vjeçe, nga Vlora, motra e Nekidit, banuese në Barrington Street, Mançester akuzohet për burgosje të rreme. Të gjashtë të arrestuarve iu komunikuan akuzat në gjykatën Willesden Magistrates.

Më 28 tetor, mësohet se ata do të dalin përpara gjykatës së krimeve Harrow Crown Court. Mësohet se 30-vjeçari u mbajt peng për 12 ditë dhe pak përpara se të mbaronte afati për të paguar 400.000 sterlina u arrestuan. Për lirimin e tij, u përfshi Policia e Shtetit, duke bashkëpunuar me NCA-FBIn britanike dhe Policinë Metropolitane londineze. Autoritetet britanike bënë me dije se pas lirimit, 30-vjeçari i marrë peng ndodhet në spital, nën ruajtjen e policisë. Mësohet se ai ka dëmtime të shumta trupore pas një dhune të fortë gjatë kohës kur u mbajt peng në lindje të Londrës.

REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT

“Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30- vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë të evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli. Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se një 30-vjeçar shqiptar ishte marrë peng në Angli nga persona me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij. Operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar deri në përfundim të operacionit. Finalizimi i këtij operacioni është rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe autoriteteve ligjzbatuese britanike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERR NË GREQI/ 33-vjeçari shqiptar rrëmben ish-bashkëshorten e përdhunon dhe tenton ta djegë
Previous article "SHQIPËRIA BËHET VENDI MË I RREZIKSHËM NË BALLKAN DHE EUROPË"/ Berisha: Nxjerrja e të dhënave nga sistemi MEMEX, dekonspirim. Shteti mafioz në duart e krimit

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT