• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI NË LINDJEN E MESME/ Zyrtarët shëndetësorë thonë se Izraeli goditi një klinikë në Gazë, ushtria e mohon
Home
Nderkombetare

KONFLIKTI NË LINDJEN E MESME/ Zyrtarët shëndetësorë thonë se Izraeli goditi një klinikë në Gazë, ushtria e mohon

3 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët palestinezë të Shëndetësisë njoftuan se një sulm izraelit me dron në një klinikë në Gazën veriore, ku fëmijët po vaksinoheshin për poliomielitin, plagosi gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë. Ushtria izraelite mohoi përgjegjësinë për sulmin. Ndërkohë autoritetet libaneze thanë se po hetonin nëse Izraeli ishte përfshirë në një operacion për kapjen e një kapiteni libanez, i cili sipas një videoje nga kamerat e sigurisë merret nga një grup ushtarësh pranë qytetit verior Batroun.

Zyrtarët palestinezë të Shëndetësisë thonë se një sulm izraelit me dron në një klinikë në Gazën veriore, ku fëmijët po vaksinoheshin për poliomielitin, plagosi gjashtë persona. Forcat izraelite vazhdimisht kanë kryer operacione në spitalet në Gazë që nga fillimi luftës, duke thënë se grupi militant Hamas i përdor ato si baza ushtarake.Dr. Munir al-Boursh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që drejtohet nga Hamasi, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se një dron goditi klinikën “Sheikh Radëan” në qytetin e Gazës vetëm pak minuta pasi një delegacion i Kombeve të Bashkuara u largua nga objekti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencia e OKB-së për fëmijë, e njohur si UNICEF, të cilat së bashku po kryejnë fushatën e vaksinimit ndaj poliomielitit, shprehën shqetësimin për sulmin e raportuar.

Por Nënkoloneli izraelit Nadav Shoshani hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se “ushtria izraelite nuk ka kryer asnjë sulm në atë zonë në kohën kur pretendohet”.

Të shtunën në Gazë nisi një fushatë për të vaksinuar fëmijet me dozën e dytë të vaksinës së poliomielitit, ndërsa rasti i parë në gati 25 vjet u raportua në këtë territor. Lufta e Izraelit në Gazë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 43 mijë palestinezë që nga 7 tetori i vitit 2023, kur si pasojë e një sulmi terrorist nga militantët e Hamasit u vranë 1200 persona në Izrael dhe u morën peng rreth 250 të tjerë.

Ndërkohë forcat izraelite kapën një drejtues të lartë të Hezbollahut në veri të Libanit, tha një zyrtar ushtarak izraelit, ndërsa konflikti midis grupit militant të mbështetur nga Irani dhe Izraelit duket se nuk do të ketë ndalim.

Autoritetet libaneze thanë se po hetonin nëse Izraeli qëndronte pas kapjes së një kapiteni libanez, i cili sipas një videoje nga kamerat e sigurisë merret nga një grup ushtarësh pranë qytetit verior Batroun.

Operacioni shënon herën e parë që Izraeli njofton se trupat e tij janë futur thellë në Libanin verior për të kapur një operativ të lartë të Hezbollahut, që nga përshkallëzimi i konfliktit midis dy palëve në fund të shtatorit.

Hezbollahu filloi të sulmonte me raketa dhe dronë nga Libani drejt Izraelit në solidaritet me luftën në Gazë, që nisi menjëherë pas sulmit të grupit militant të Hamasit më 7 tetor 2023 mbi Izraelin, që shkaktoi dhe luftën.

Që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, më shumë se 2800 persona janë vrarë dhe mbi 13 mijë të tjerë janë plagosur në Liban, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë libaneze./Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHINI NJË SY/ Si rrjetet sociale po na bëjnë më të vetmuar dhe më të trishtuar…
Previous article KORRUPSIONI NË UNIVERSITETIN E ELBASANIT/ Prokuroria jep detajet për 7 pedagogët dhe sekserin: U morën si provë filmimet...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT