• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI MES IZRAELIT DHE PALESTINËS/ Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme të ndërmjetësojnë për arritjen e paqes
Home
Nderkombetare

KONFLIKTI MES IZRAELIT DHE PALESTINËS/ Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme të ndërmjetësojnë për arritjen e paqes

23 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se janë të gatshme të ndërmjetësojnë arritjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Princi i Kurorës së Abu Dabit, sheiku Mohammed bin Zayed al-Nahyan i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike që zhvilloi me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Siri, shteti i të cilit, me ndihmën e SHBA-së, ndërmjetësoi marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Armëpushimi ka hyrë në fuqi të premten dhe nuk ka raportime që grupi militant, Hamas apo ushtria Izraelite ka kryer ndonjë shkelje të tij.

Emiratet e Bashkuara Arabe, që vitin e kaluar normalizuan raportet me Izraelin, “janë të gatshme që të punojnë me të gjitha palët që të respektohet armëpushimi dhe të shikohen edhe mënyra të reja për të zvogëluar përshkallëzimin dhe për të arritur paqen”, citohet të ketë thënë Princi i Kurorës.

Princi i Kurorës gjatë kësaj bisedime me presidentin egjiptian, po ashtu ka theksuar se për t’u arritur një gjë e tillë “duhen përpjekje shtesë, veçmas nga liderët izraelitë dhe palestinezë”. Marrëveshjet për normalizim me Izraelin, që vitin e kaluar nënshkuran Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni, e që u pasuan nga Sudani dhe Maroku, u dënuan nga palestinezët, duke thënë se me këto veprime, këto shtete braktisën pozicionin e unifikuar, sipas të cilit, shtetet arabe kërkojnë që paqja të arrihet vetëm përmes zgjidhjes me dy shtete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi, konfirmohen 877 të reja në 24 orët e fundit
Previous article SHQIPËRIA NIS TURIZMIN ME TË HUAJT MË 25 MAJ/ Të parët polakët dhe çekët. Deri në 20 fluturime në javë

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT