• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI IZRAELITO-PALESTINEZ/ Trump shpalos të martën planin e tij të paqes
Home
Nderkombetare

KONFLIKTI IZRAELITO-PALESTINEZ/ Trump shpalos të martën planin e tij të paqes

28 January, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump pritet të shpalosë të martën publikisht planin e tij të paqes Izraelito-Palestinez, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu. Plani është rezultat i një pune tre vjeçare të këshilltarit të lartë të Presidentit, Jared Kushner, i cili është njëkohësisht edhe dhëndri i zotit Trump.

Përpara njoftimit të planit për paqe në Lindjen e Mesme zoti Trump ka zhvilluar takime me zotin Netanjahu dhe udhëheqësin e opozitës izraelite Benny Gantz për t’i njohur ata me përmbajtjen e tij.

Zoti Netanjahu e ka cilësuar planin si “mundësia e shekullit që nuk duhet humbur”. Zoti Gantz e quajti atë një “moment historik të rëndësishëm”.

Një zëdhënës i zotit Netanhaju tha se kryeministri izraelit do të nisej drejt Moskës të mërkurën për të njohur Presidentin rus Vladimir Putin mbi propozimin.

Ndërkohë të martën me mijëra palestinezë demonstruan kundër planit amerikan, disa orë përpara publikimit të tij në një ceremoni në Uashington.

Ndërsa udhëheqësit izraelitë e kanë mirëpritur planin, udhëheqësit palestinezë e kanë kundërshtuar atë edhe pse nuk është bërë ende publik. Ata thonë se administrata e zotit Trump është e njëanshme, pro Izraelit.

Palestinezët frikësohen se plani i zotit Trump do të shuajë shpresat që ata kanë për një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor, në Gazë dhe në lindje të Jeruzalemit.

Ndërkohë të martën ndaj zotit Netanjahu është ngritur një padi zyrtare në gjykatë lidhur me akuza për korrupsion, një zhvillim që pasoi vendimin e kryeministrit izraelit për të hequr dorë nga një kërkesë e tij për të kërkuar imunitet parlamentar nga ndjekja penale. /voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË MARS DRITA JESHILE PËR SHQIPËRINË..."/ Ruçi dhe Balla në Samitin e PE: Jemi të vendosur për destinacionin europian
Previous article "MEGHAN NDIHET E LIRË"/ Ja se si ishte marrëdhënia me kunatën Kate Middleton. Asnjëherë e lumtur...

F.autor

Postime të ngjashme

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT