• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Konflikti Izrael-Iran, Macron dhe Merkel bëjnë thirrje për çtensionim e situtatës
Home
Nderkombetare

Konflikti Izrael-Iran, Macron dhe Merkel bëjnë thirrje për çtensionim e situtatës

11 May, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Pas sulmeve ajrore të Izraelit Teherani kishte kërcënuar me kundërpërgjigje. Tani të dy vendet shkëmbejnë sulme ushtarake. Merkel dhe Macron thirrje për çtensionimin e situatës.

Pas shkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë bërë thirrje për çtensionimin e situatës. Macron dhe Merkel që u takuan në Aachen, ku presidenti francez nderohet me Çmimin Karl (10.05) janë shprehur të shqetësuar për sulmet ushtarake në Siri. Shkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme është çështje e “luftës apo paqes”, tha Merkel të enjten. Në natën e së enjtes konflikti Izrael-Iran u shkallëzua në mënyrë të rrezikshme. Qeveria gjermane ka dënuar ndërkohë sulmet e dyshuara të Iranit ndaj pikave ushtarake izraelite duke i quajtur ato “provokim të rëndë”. Izraeli ka “të drejtën e vetëmbrojtjes”.

Ndërkohë nga sulmet e Izraelit ndaj pikave ushtarake në Siri kanë humbur jetën 23 vetë, ka bërë të ditur Zyra Vëzhguese për të Drejtat e Njeriut pas sulmeve natën e së enjtes. Ushtria ruse ka thënë, se kanë qenë të përfshirë 28 avionë luftarakë izraelitë, shkruan dpa.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus është shprehur se Lartësitë Golan të Izraelit u goditën nga 20 raketa iraniane në. Ndërkohë disa raketa të lëshuara nga Siria janë eliminuar. “Këtë sulm të Iranit ne e shohim si shumë serioz”, tha Conricus. Sipas të dhënave izraelite janë sulmuar pika ushtarake në Golan. Nuk ka të dhëna për viktima dhe dëmi material është “i kufizuar”. Përgjegjëse për këtë sulm bëhen brigadat Al-Quds, njësia elitë e gardave të revolucionit iranian.

Kundërsulmi i Izraelit
Në mëngjesin e së enjtes (10.5), ushtria izraelite bëri të ditur, se janë sulmuar objektiva ushtarakë në Siri. Sulmet janë përqëndruar në pika ushtarake ku mbahen raketat iraniane, në njësi logjistike dhe të shërbimeve sekrete, bëhet e ditur nga pala izraelite.

Sipas të dhënave të ushtrisë siriane janë goditur kryesisht objektiva në jugperëndim të provincës së Quneitras. Raketat kanë ardhur nga Lartësitë Golan dhe kanë mbërritur deri në qytetin Al-Baath. Televizioni raportoi se janë hedhur 50 raketa në Siri, por që janë kapur nga kundërmbrojtja ajrore./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Emanuel Macron: Europa është fati ynë
Previous article A është kjo një marrëveshje më e mirë, zoti Trump?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT