• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI IZRAEL-HAMAS/ OBSH: Situata katastrofike shëndetësore në Gazë, thuajse e pamundur të përmirësohet
Home
Nderkombetare

KONFLIKTI IZRAEL-HAMAS/ OBSH: Situata katastrofike shëndetësore në Gazë, thuajse e pamundur të përmirësohet

11 December, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të dielën se do të jetë e pamundur të përmirësohet situata “katastrofike” shëndetësore në Gazë, edhe pse bordi miratoi me konsenus një mocion urgjent të OBSH-së për të bërë të mundur qasjen ndaj ndihmës mjekësore.

Zyrtarët palestinezë e kanë cilësuar gjithashtu situatën shëndetësore në Gazë si katastrofike. Sulmet e Izraelit kanë lënë shumicën e popullsisë të pastrehë, me pak energji elektrike, ushqim ose ujë të pastër dhe një sistem mjekësor në kolaps.

Mocioni urgjent, i propozuar nga Afganistani, Katari, Jemeni dhe Maroku, kërkon dërgimin në Gazë të personelit dhe furnizimeve mjekësore, që OBSH-ja të dokumentojë dhunën kundër punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve si dhe të sigurojë fonde për rindërtimin e spitaleve.

“Duhet të jem i sinqertë me ju: këto detyra janë pothuajse të pamundura në rrethanat aktuale”, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Zoti Tedros i tha bordit prej 34 anëtarësh në Gjenevë se nevojat mjekësore në Gazë janë shtuar, rreziku i sëmundjeve është rritur, ndërsa sistemi shëndetësor është reduktuar në një të tretën e kapacitetit që ishte para konfliktit.

Dr. Mustafa Barghouti, një politikan palestinez që kryeson Unionin e Komiteteve Palestineze të Ndihmës Mjekësore me 25 ekipe që punojnë në Gazë, tha se: “gjysma e Gazës tani po vdes nga uria”.

Ai tha se 350 mijë njerëz kanë infeksione, përfshirë 115 mijë me infeksione të rënda të frymëmarrjes.

Sipas tij, shumë vuajnë nga probleme të stomakut, sepse ka pak ujë të pastër dhe ka pak mundësi për ta zier atë, duke rrezikuar shpërthimin e dizenterisë, tifos dhe kolerës.

Spitalet e Gazës janë bombarduar, rrethuar ose bastisur si pjesë e ofensivës së Izraelit ndaj sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit më 7 tetor.

Spitalet që janë ende të hapur janë të mbingarkuara nga numri i të vdekurve dhe të plagosurve që vijnë për trajtim.Ndonjëherë ndërhyrjet kryhen pa anestezi.

Sipas të dhënave të OBSH-së, që prej 7 tetorit , janë kryer 449 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në territoret palestineze./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON KE: Ndryshimet klimatike, mungesa e fuqisë punëtore nga emigracioni, rrezikojnë ekonominë shqiptare
Previous article TË GJITHË PRESIN DASMËN/ Donaldi zbulon detajet: Do jetë intime

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT