• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONFISKOHEN MAKINAT E BRAKTISURA/ Afat 30 ditë për t’i larguar, njoftimet kanë nisur, aksioni nis nga rrugët e Tiranës
Home
Breaking News

KONFISKOHEN MAKINAT E BRAKTISURA/ Afat 30 ditë për t’i larguar, njoftimet kanë nisur, aksioni nis nga rrugët e Tiranës

13 September, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nuk ka asnjë të dhënë të përafërt se sa është numri i makinave të braktisura në parkingjet apo ambientet publike nëpër lagje.

Një marrëveshje midis Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara dhe Policisë Bashkiake i ka hapur rrugë, konfiskimit të tyre në rast se pronarët nuk i largojnë brenda 30 ditëve nga njoftimi. Shefja e policisë bashkiake Elona Lalaj, shpjegoi për TCH se njoftimi I dokumentuar për largimin e automjetit të braktisur sapo ka nisur.

“Duhet  të bëhet një praktikë e plotë. Duke qenë se hapi i parë ishte njoftimi i drejtuesve do t’u lihet një afat 30 ditor, pra afati për lëvizjen e këtij mjeti është një mujor. Pas këtij afati, njëkohësisht ne si polici bashkiake jemi në korrespodencë. Pasi te jenë ezauruar të gjitha këto hapa nga policia bashkiake dhe është konstatuar se poseduesi nuk e ka lëvizur mjetin, atëherë do ndërhyjë dhe do të ngrejë mjetin për të cilën kemi nënshkruar marrëveshje”, shprehet Elona Lalaj, drejtore e Policisë BashkiakeNga momenti i bllokimit  të automjetit të identifikuar si të braktisur, qytetari humbet të drejtën e pronësisë dhe makina konsiderohet e konfiskuar

“Jo nuk është ai më pronar i ligjshëm i mjetit. Janë shteruar të gjitha praktikat, do mbajmë procesverbale. Qytetari kishte kohën e mjaftueshme për të marrë masa, për ta depozituar  për skrap. Qytetari nuk është më pronar i mjetit, kjo i kalon agjencisë”, shton ajo.

Ndërkohë nga cfarë ka vërejtur zonja Lalaj në krye të policisë Bashkiake prej pak muajsh, kanë qenë banorët e Tiranës që vazhdojnë të postojnë fotografi të mjeteve të parkuara prej vitesh e deri diku të harruara

“Dua të falënderoj të gjithë qytetarë e Tiranës që kanë bërë njoftime në portalin e Tiranës dhe i nxis të dërgojnë në këto platforma. Së dyti, gjej rastin t’u bëj thirrje qytetarëve të bëjnë lirim vullnetar të hapësirave publike, që kanë parkuar automjetet, që u kanë hequr targat mjetit dhe i kanë kthyer në magazina. Gjej rastin t’u bëj këtë thirrje qytetarëve të Tiranës. Në të kundërt policia bashkiake do operojë me të gjithë bazën ligjore që ka në fuqi”, përfundon Lalaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË 7 TETOR NISIN TRANSAKSIONET NË SEPA/ BSH: Komisionet do të jenë 5 herë më të ulëta
Previous article LUFTA NË GAZA/ Universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT