Pas suksesit në duelin e parë, Gjetan Keta ka zgjedhur sërish vendin e tij të lindje, Dibrën për duelin e radhës, atë të 8 shtatorit. Lajmi është konfirmuar nga vëllai dhe njëkohësisht trajneri i boksierit shqiptarë, Ismail Keta që në një video të postuar në rrjetin social “Facebook” ka ftuar të gjithë dashamirësit e këtij sporti dhe jo vetëm për të ndjekur nga afër këtë përballje. Gjithashtu, ai ka konfirmuar dhe praninë e ish-kampionit të botës për peshat e rënda, Mike Tyson.
“Pas sukseseve të fundit të Gjetanit disa Federata Botërore shfaqen dëshirën që ai të konkurojë për titullin Botërorë. Për ne shqiptarët viti 2018 është viti i Skënderbeut. Për këtë arsye ne vendosëm që me 8 shtator Gjetani ta zhvillojë duelin e radhës në trojet shqiptare, në Dibrën e Madhe. Përveç kësaj një motiv tjetër, tepër i madh është që i madhi i boksit Mike Tyson shprehu dëshirën për të parë nga afër ndeshjen e Gjetanit, “live” në trojet shqiptare. Në Tiranë, falë nofkës që Gjetani mban dhe stilit të tij, “Tysoni i Bardhë”.”
8 shtator. #DibraEmadheEshteShqiperi.#VITIiSKENDERBEUT, nder dhe obligim per ta nderuar.Shperndaje te lutem.
Posted by Jonny Ismail Keta on Wednesday, August 22, 2018