• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONFIRMOHET MARRËVESHJA/ Firmoset përfundimisht dokumenti për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë
Home
Aktualitet

KONFIRMOHET MARRËVESHJA/ Firmoset përfundimisht dokumenti për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë

21 January, 2018 g.autor Aktualitet

Të hënën aktivizohet zyrtarisht marrëveshja e arritur midis dy qeverive për zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, në vitet 1940-1941.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia zyrtare greke, ANA-MPA.

***

Procesi parashikon lokalizimin, zhvarrimin, identifikimin dhe pastaj varrimin e tyre në dy varreza, në Bularat dhe Këlcyrë, sipas vendimit të qeverisë shqiptare në 13 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas agjencisë greke të lajmeve, punimet për zhvarrimin do të fillojnë të hënën në ora 11,00 në Dragot të Tepelenës.

Nën mbikqyrjen e komisionit dypalësh do të gërmohet në vendet ku sipas hartave italiane të kohës, por edhe dëshmive të banorëve, janë varrosur qindra ushtarë grekë që ranë gjatë betejave të përgjakshme me italianët.

Punimet do të vazhdojnë kudo ku mendohet se ndodhen eshtrat e rreth 6.800 grekëve, nga 8.000 që u vranë në periudhën nga nëntori 1940 deri në prill 1941, sipas agjencisë ANA-MPA.

Në fakt, kërkesa greke për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, daton prej më shumë se 30 vite më parë.

Në shkurt 1985, kryeministri i atëhershëm shqiptar, Adil Çarçani, ka nënshkruar një urdhër, që u dërgohej disa ministrive, si dhe komiteteve ekzekutive të dhjetë rretheve në jug dhe lindje të vendit.

Shkresa titullohej “Për identifikimin dhe saktësimin e numrit të varreve të ushtarëve grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës italo-greke (1940-1941).

“Meqë qeveria greke kërkon kthimin në Greqi të eshtrave të ushtarëve grekë, është e domosdoshme të bëhet një punë serioze për gjetjen e varreve të tyre”, nënvizonte kryeministri Çarçani.

Shefi i qeverisë komuniste udhëzonte ministrinë e Ekonomisë Komunale që “në bashkëpunim me ministrinë e financave të zgjidhë mënyrën e përballimit të shpenzimeve për zbulimin e këtyre varreve”.

Në vitet që pasuan, Athina u tërhoq nga kërkesa për kthimin në Greqi të eshtrave, duke gjykuar se ato duhej të mbeteshin në Shqipëri.

Atëherë filloi një maratonë negociatash që përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes përkatëse në vitin 2009.

Por kjo marrëveshje kishte mbetur pezull për shumë vite, dhe u zhbllokua pas takimit që dy ministrat e jashtëm, Kotzias e Bushatit zhvilluan në Kretë, në nëntor të vitit të kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rraklli: Futbollistët po shfrytëzohen dhe detyrohen për fushatë
Previous article Blerjet e janarit te Partizani, zbardhet plani i “demave”

g.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT