• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFIRMOHET KOLAPSI NË LSI/ Pas pikiatës në sondazhe, konkurrimi i Kryemadhit në tre zona vërteton frikën e moshyrjes në Kuvend
Home
Politikë

KONFIRMOHET KOLAPSI NË LSI/ Pas pikiatës në sondazhe, konkurrimi i Kryemadhit në tre zona vërteton frikën e moshyrjes në Kuvend

8 March, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Mundësia e kryetarit për të konkurruar njëkohësisht në disa zona është përdorur për herë të parë në vitin 2009, si një lëshim i bërë ndaj partive të vogla për të rritur shanset e tyre për t’u përfaqësuar në Kuvend.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka pasur kurrë nevojë të ndjekë këtë metodë, pasi me peshën e saj specifike si parti e tretë ka pasur në çdo zgjedhje që prej vitit 2013 e mbrapa të paktën disa vende të sigurta në listë.

Është fakt që në zgjedhjet e vitit 2017, për të dhënë një shembull, me përjashtim të Qarkut të Kukësit, LSI ka arritur të fitojë të paktën një deputet në të gjithë Qarqet e tjera.

Për këtë arsye, vendimi i zonjës Kryemadhi për të trefishuar shanset e saj për t’u zgjedhur, duke vendos veten emër të parë në Elbasan, Fier dhe Tiranë ishte një lëvizje e papritur.

E vetmja arsye, që mund të shpjegojë këtë taktikë është vetëdija e LSI për rënien e saj drastike në përqindje, rënie e cila e bën të pasigurt vendin e parë të listës në shumë Qarqe të vendit.

Sipas sondazheve që aktualisht janë publikuar nga televizionet shqiptare, LSI ka një mbështetje në rang vendi që varion midis 3% (Piepoli) dhe 10.3% (Ora News).

Në çdo rast, në skenarin optimist, LSI është ndjeshëm më poshtë se rezultati i vitit 2017, kur ajo grumbulloi 14.2% të votave.

Ndërsa nëse konfirmohet skenari pesimist, 3% mbështetje janë të mjaftueshme për të siguruar një deputet të vetëm nga Qarku i Tiranës.

Në asnjë Qark tjetër të vendit, me 3% nuk mund të sigurohet një mandat.

Me të vërtetën që me shumë gjasë është diku midis parashikimit pesimist të Piepolit dhe atij optimisti të “Ora News”, Kryemadhi duket se ka vendosur që të mos rrezikojë vendin e saj në Kuvend, duke trefishuar mundësitë në tre Qarqet më të mëdha të vendit, aty ku është edhe më e lehtë të nxjerrësh një deputet./LEXO.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INFEKTIMI I FËMIJËVE ME COVID-19/ Mjekët: Asnjë nuk është rëndë, por kërkohet kujdes
Previous article "KOKA JOTE DUHET TË QËNDROJË LART HE SYTË E TU..."/ Shqipja poston FOTON dhe i del në mbrotje Antonelës

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia Aktualitet

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj Aktualitet

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT