• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONFIKTI NE THERTORE/ Shqiptari dhe greku masakrojnë me ÇIFTE 13-vjeçare, si ndodhi ngjarja (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

KONFIKTI NE THERTORE/ Shqiptari dhe greku masakrojnë me ÇIFTE 13-vjeçare, si ndodhi ngjarja (FOTO)

6 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Amfissa të Greqisë, ku u vra me armë një vajzë 13-vjeçare rome.

E mitura u qëllua me çifte dhe ndërroi jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa policia greke u vu menjëherë në lëvizje. Në pranga ka rënë një 40-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet si i përfshirë në këtë krim, por jo si autor i vrasjes.

Personi që qëlloi me armë 13-vjeçaren është identifikuar nga autoritetet greke dhe është shpallur në kërkim. Ai është një 34-vjeçar, i cili ishte së bashku me 40-vjeçarin shqiptar kur ndodhi ngjarja.

Sipas mediave greke, autori është një kasap dhe u përfshi në konflikt me disa romë në kampin e këtyre të fundit. Pas konfliktit, ai u largua dhe u rikthye i armatosur së bashku me 40-vjeçarin shqiptar.

34-vjeçari nisi të qëllonte me çifte në kampin e romëve dhe plumbat zunë 13-vjeçaren. Fëmija ndërroi jetë në spital. Nga të shtënat me armë u plagos edhe një vajzë tjetër rome.

Pas ngjarjes, dy personat braktisën makinën dhe u larguan në këmbë. Policia nisi menjëherë punën dhe i identifikoi të dy.

Shqiptari u arrestua pas disa orësh si person i përfshirë në krim, por jo vrasësi i të miturës.

Pas ngjarjes së rëndë, romët në qytetin Amfissa u ngritën në revoltë.

Ata dogjën makinën e autorit që e kishte braktisur në kampin e tyre, ndërsa thanë se do të bëjnë vetëgjyqësi dhe do t’i vënë zjarrin qytetit nëse vrasësi nuk arrestohet dhe të gjykohet sipas drejtësisë.

Mediat raportojnë se policia tashmë ka ngushtuar rrethimin e kërkimeve për 34-vjeçarin, duke theksuar se është çështje kohe arrestimi i tij. Ndërsa, emri i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë me dije.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Befason Iniesta: Ky nuk është Botërori i fundit
Previous article Tabela e transferimeve/ Superiorja në gjumë, eksod në shumë ekipe

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT