• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCË E PËRBASHKËT/ Merkel e Macron: Dialogu Kosovë-Serbi rifillon me 12 korrik. Takimi në Bruksel…
Home
Nderkombetare

KONFERENCË E PËRBASHKËT/ Merkel e Macron: Dialogu Kosovë-Serbi rifillon me 12 korrik. Takimi në Bruksel…

10 July, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë dalë me një deklaratë të përbashkët sot pas mbajtjes së Samitit të Parisit, ku u bë e ditur se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të rifillojë më 12 korrik të këtij viti me një videokonferencë dhe po ashtu me 16 korrik do të vazhdohet me takimin e parë në Bruksel.

Në këtë deklaratë thuhet se nëse do të jetë e nevojshme do të organizohet edhe një samit i ri për lehtësimin e këtij dialogu, ndërkaq thuhet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta lehtësojë dialogun mes dy vendeve.

Deklarata e plotë

Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelarja Angela Merkel organizuan sot një samit përmes videokonferencës me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit evropian për Punë të Jashtme dhe politikë të sigurisë / Nënkryetar i Komisionit Evropian Josep Borrell, dhe Miroslav Lajčák, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale në lidhje me Ballkanin perëndimor.

Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Hoti kanë rënë dakord të rifillojnë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili është ndërprerë që nga nëntori i vitit 2018. Bashkimi evropian do të vazhdojë të lehtësojë dialogun e tyre, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, me anë të një marrëveshje gjithpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht e detyrueshme.

Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Hoti ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në kuadër të punëve që janë në vazhdim e sipër në shumë fusha të propozuara në procesin e Berlinit, si masa të rëndësishme për ndërtimin e besimit midis dy palëve.

Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi hapat e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. Bisedimet midis dy palëve do të fillojnë më 12 korrik me videokonferencë dhe do të pasohen më 16 korrik nga një takim i parë në Bruksel. Ato do të organizohen nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe PSBE Lajčák. Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelarja Angela Merkel inkurajuan Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti të arrijnë përparim substancial në negociata në muajt e ardhshëm.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe ka një rëndësi të madhe për perspektivën e pranimit të dy vendeve në BE. Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelarja Angela Merkel do të mbetet të angazhuar për këtë çështje, në mbështetje të dyja palëve dhe të Bashkimit Evropian, dhe do të jenë të gatshëm të organizojë një samit të ri nëse është e nevojshme në një fazë të mëvonshme në negociata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLAMURTARI-BYLIS/ Dy gola brenda 4 minutave! Vlonjatët “u kthejnë reston” ballshiotëve (VIDEO)
Previous article KËRKON KUALIFIKIMIN NDAJ REALIT/ Manchester City duhet t’ia dalë pa futbollistin kryesor përballë "Los Blancos"

F.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT