• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCË BE-BALLKAN NË SHTATOR/ Borrell: Anëtarët e rinj pranohen në BE vetëm me meritë
Home
Rajon

KONFERENCË BE-BALLKAN NË SHTATOR/ Borrell: Anëtarët e rinj pranohen në BE vetëm me meritë

31 August, 2023 s.autor Rajon

Presidenca spanjolle e Bashkimit Europian do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor. Këtë e konfirmoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Gjatë një eventi në Madrid, ai njoftoi se Unioni do të mbajë një konferencë të përbashkët me Ballkanin Perëndimor në fund të shtatorit për të analizuar situatën në rajon. Borrell nënvizoi se kjo do të bëhet krahas takimeve tjera që do të zhvillohen, siç është samiti i Procesit të Berlinit.

“Çështja e zgjerimit ka qëndruar lart në diskutimet tona. Ukraina duhet të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Europian. Ballkani Perëndimor gjithashtu. Sa më shpejt. Lufta në Ukrainë ka pasur një efekt kolateral për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.

Sigurisht që është një proces i bazuar në meritë. Një shtet do të bëhet anëtar kur të përmbushë të gjitha kushtet. Por në të njëjtën kohë është mirë për të caktuar një objektiv politik”, tha Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme.

Borrell shtoi se BE duhet të jetë e përgatitur për pranimin e vendeve të reja anëtare, por vetëm kur kandidatët të kenë përmbushur kushtet. Shefi për politikën e jashtme foli edhe për dialogun duke konfirmuar takimin e radhës Kurti-Vuçiç.

“Më 14 shtator do të zhvilloj një takim të nivelit të lartë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si ndërmjetësues do të kërkoj për zgjidhje”.

Hera e fundit që Kurti-Vuçiç janë takuar ka qenë data dy maj. Më pas mes tyre ka pasur shkëmbim akuzash dhe tensione për shkak të krizave të vazhdueshme në veri të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM SKLLAV"/ Përfundon në burg shqiptari në Angli, policia e gjeti të fshehur pas derës në një shtëi ‘bari’
Previous article ARRESTIMI I DREJTORIT TË ZJARRËFIKES DHE VARTËSVE TË TIJ/ AMP njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

s.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT