• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONFERENCA E REKTORËVE/ Nikolla: Akreditimi dhe MBYLLJA e universiteteve private unifikoi STANDARDET
Home
Sociale

KONFERENCA E REKTORËVE/ Nikolla: Akreditimi dhe MBYLLJA e universiteteve private unifikoi STANDARDET

10 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Kolegji Universitar Luarasi ka mbledhur sot rektorë të universiteteve private dhe publike në konferencën shkencore “15 vjet arsim i lartë privat” të forumit të pavarur të rektorëve. Në konferencë merrte pjesë edhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Rektori i KU Luarasi, Ethem Ruka në fjalën e mbajtur në nisje të konferencës vuri në dukje ndryshimet thelbësore në arsimin e lartë privat. Ai tha se sot arsimi i lartë i certifikuar dhe se Luarasi është një ndër 4 institucionet arsimore të arsimit të lartë jopublik të akredituara.

“Kishte ardhur koha për një ndryshim thelbësor. Qeveria Rama 1 dhe zonja Nikolla në vitin 2013 ndërmorën një reformë shuëm të thellë për ta disiplinuar me një ligj arsimin e lartë, duke bërë një skaner të shkollave të larta. 18 shkolla të larta të mbyllura. Ky është guxim i madh për të vënë rregull në këtë lloj arsimi. Duke vendosur rregullin e parë për arsimin e lartë në Shqipëri. Sot arsimi i lartë është i certifikuar. Mesatarja e akredimit, 4 vite. Luarasi është një ndër këto 4 institucione të akredituara. Jemi në një nivel të thellimit të reformës. Për mua është e rëndësishme që paragjykimi për arsimin e lartë në Shqipëri ka përfunduar. Jemi në një etapë të dytë, ku shoqëria shqiptare e ka kuptuar që këto institucione që kanë mbetur në këmbë janë në përputhje me ligjin”, deklaroi Ruka, duke shtuar se sfidat për arsimin e lartë publik dhe jo publik janë të njëjta. “Në qoftëse ka një mjet ky vend për të mbytur varfërinë është dija”, theksoi Ruka.

Edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se sot kemi një sistem të arsimit të lartë me standarde. Sipas saj, akreditimi i universiteteve unifikoi standardet
“Është përgjegjshmëri edhe vlerësim për mua të marr fjalën pas një profesori të nderuar, e po aq i nderuar në detyrën e tij si ministër i arsimit e shkencës. Jam besim plotë që edhe ky forum do jetë një ditë angazhimesh të reja për të përmbushur ato që janë parësore për të gjithë sistemin tonë arsimor të lartë në drejtim të cilësisë. Falënderoj profesorin për rezymenë e punës që bashkë me ju për të ndëshkuar një sistem fiktiv në arsimin e lartë që u rrënua, u përmbys me mbylljen e 22 universiteteve private dhe një akademia të arsimit të lartë publik por ishte një hap i domosdoshëm por i pamjaftueshëm për të thënë që kemi një nivel të arsimit të lartë siç do donim. Besoj se ky forum do adresojë në mënyrë shteruese momentet kryesore. Në këtë forum do doja të shprehja një dëshirë, që në të ardhmen të mos jemi të ndarë forumi i rektorëve të arsimit të lartë jopublik dhe publik sepse çështjet me interes për arsimin e lartë i kemi të përbashkëta”, tha Nikolla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U RRËZUA nga tribuna e stadiumit/ Vëllai i Tefik Osmanit niset me HELIKOPTER drejt Tiranës (FOTO)
Previous article Katër skuadrat e mëdha evropiane të gatshme të shpenzojnë 100 milionë euro për Pulisic

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT