Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nga konferenca për mediat ka treguar se nuk e kanë thirrur një herë të vetme në prokurori për ta pyetur për hetimet. Më tej Tahiri tha se le të bëhen dhe 70 prokurorë ta hetojnë, vetëm të zbardhin të vërtetën.
“Dalin e thonë se Rama do mbyllë hetimin për mua, që pika nuk i bie se nuk e dinë që drejtësia e blerë qoftë edhe nga Rama është më keq se çdo gjykim”, tha Tahiri.
PJESË NGA DEKALRATA
Pas hetimit të 3 mijë të vrarëve ne 97 nuk ka pasur çështje të dytë të angazhohen 7 prokurorë për një çështje dhe ka kaluar 1 vit. Kam duruar një vit gënjeshtra pa fund, nëse nuk mjaftojnë 7 prokurorë bëjini 70.
Nuk jam thirrur një herë të vetme, do të vazhdojë të pres me besimin dhe durimin për të hetuar, se nuk jam Basha kaqol në politike e kriminel ordiner që vrau e vodhi dhe nuk u hetua, i kamë denocnuar për 4 të vrarët nuk janë hetuar, nuk janë gjykuar.
Dalin e thonë se Rama do mbyllë hetimin për mua, që pika nuk i bie se nuk e dinë që drejtësia e blerë qoftë edhe nga Rama është më keq se çdo gjykim.
Nuk e kam të largët natën kur Saliu dhe Luli i shkuan në darkë në shtëpi të pandehurit, një ditë para vendimit të gjykatës, pasi i lanë duart me drejtësinë hanin kurabijë duke thënë se sa mirë kishte gatuar Monika.
Në përfunditm të deklaratës Tahiri është takaur me simpatizantë të tij.





