• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA/ Rama: Asnjë hezitim nga Greqia për të drejtën e minoriteteve. Pensionet një problem që po përpiqemi të zgjidhim
Home
Politikë

KONFERENCA/ Rama: Asnjë hezitim nga Greqia për të drejtën e minoriteteve. Pensionet një problem që po përpiqemi të zgjidhim

20 October, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin te marrëdhënie e mirë mes dy vendeve! Ai ka sqaruar se çështja e minoriteteve ka qenë në fokus të këtij takimi me ministrin grek, Nikos Dendias, ku tha se nuk ka pasur asnjë hezitim nga ana e Greqisë për të bërë maksimumin për të drejtat e shqiptarëve në Greqi dhe e anasjlejjta. Edhe pensionet kanë qenë një temë tjetër e diskutimit.

“Sot e mirëpresim mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të së ardhmes si dy fqinjë që nuk e kemi zgjedhur njëri tjetrin por jemi bashkë nën të njëjtin diell prej mijëra vjetësh dhe kemi detyrimin që të bëjmë më të mirën dhe në nivelin politik kemi detyrimin që të bëjmë atë që njerëzit e zakonshëm bëjnë në marrëdhëniet e përditshme dhe që ne duhet t’i ngremë në të njëjtin nivel pritshmërie, ambiciesh, shpresash. Me këtë frymë ne kemi hapur një kapitull shumë pozitiv me qeverinë e Greqisë. Dua ta risjellë faktin s epërvec ministrit që ka qenë këtu presonalisht, kryeministi ka qenë ndër të parët që është interesuar pas tragjedisë dhe ka qenë në vijëmësi i dëshiruar për t’u informuar qoftë për kërkim shpëtimin dhe rindërtimin dhe i gatshëm së bashku me qeverinë edhe në atë moment vështirësie që u krijua në kufi si rezultat i masave të marra.

Greqia ka qenë një partner strategjik dhe mbetet, e konsiderojmë Greqinë një fqinj të cmuar dhe patjetër që partneriteti ynë është një partneritet për të ardhmen duke mos harruar gjithçka që na lidh nga e shkuara. Greqia ka qenë një ndër vendet që jo vetëm morëm pjesë por u përfshi në dhënien e kontributeve të drejtpërdrejta gjatë konferencës së donatorëve. Dhe ne sot kemi konfirmuar atë që kemi dakordësuar më parë për të adresuar dhe zgjidhur me frymë kontruktive dhe vullnet të mirë të gjitha çështje që duhet zgjidhur që janë çështje për të mirën e të dy vendeve, jo e Greqisë. Nuk i përket Greqisë çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, nëse duam për monoritetin grek dhe të gjitha të tjerat standartet më të mira këtë nuk e bëjmë se e kërkon Greqia, por sepse është në nderin dhe vizionin tonë për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë. Kjo vlen dhe për Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe besojmë se sic është në interesin tonë, që të kenë kushtet më të mira, ashtu është dhe në të mirën e tyre. Nuk kemi pasur asnjë hezitim kur vjen puna për të bërë maksimumin për minoritete.

Kemi diskutuar për cuar më tej axhendën në këtë drejtim, për legjilacionin që duhet plotësuar dhe për të gjithë elementët e tjerë që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve me një gjuhë amëtarë tjetër, me një kultuë dhe një domosdoshmëri për ta ruajtur gjuhën e tyre. Falë vullnetit të mirë të kryeministrit grek dhe qeverisë, u bë njohja në parlament e patentatave.  Diskutimi për pensionet është një diskutim që është i hapur, por qoftë me Greqinë dhe Italinë ku është prania më e madhe e emigrantëve, s’është diskutim i lehtë, për këtë arsye procesi i diskutimit vazhdon me shprehjen e vullnetit të mirë për ta zgjidhur këtë proces”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Në takimin me ministrin GREK, Edi RAMA vendos kravatën me FLAMURIN KOMBËTAR
Previous article KONFERENCA ME MINISTRIN GREK/ Rama: Jemi fqinj, por s'e zgjedhim njëri-tjetrin

F.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

ZHDUKJA E 700 MIJË EUROVE TË PENSIONEVE DHE NDIHMAVE EKONOMIKE/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës Aktualitet

ZHDUKJA E 700 MIJË EUROVE TË PENSIONEVE DHE NDIHMAVE EKONOMIKE/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse Aktualitet

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT