OSBE ka bërë një konferencë në lidhje me zgjedhjet në vendin tonë dhe thotë se ngjarja më e rëndë ishte ajo e Elbasanit ku u vra një mbështetës i PS Pjerin Xhuvani nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit, Arbër Paplekaj
“KQZ operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Sa i përket fushatës, të gjitha subjektet zgjedhore bënë fushatë në mënyrë të lirë, pavarësisht kufizimeve të Covid-it. Megjithatë, fushata nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet. Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus të fushatës, duke treguar se kjo është akoma problem.
Për fat të keq ishin këto incidente që shkaktuan vuajtje njerëzore. Këto incidente. Ngjarja më e rëndë ajo e Elbasanit. Duhet të ketë dënim dhe ndëshkim pëer këtë rast”, tha ai.


