• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Konferenca Islamike flet edhe për Shqipërinë mbi “Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit”
Home
Sociale

Konferenca Islamike flet edhe për Shqipërinë mbi “Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit”

11 December, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Vendi i presidentit të ShBA Donald Trump dhe mandej Kongresit për të zhvendosur në Jeruzalem ambasadën amerikane në Izraal po shoqërohet me reagime globale të gjithanshme. Disa media kanë vënë në dukje se ShBA nuk është vetëm në këtë lëvizje kaq tensionuese. Sot Middle East Monitor, shkruante se Arabia Saudite dhe Egjipti janë dakordësuar paraprakisht me vendimin e ShBA, ndërkohë që në frontin e parë kundërshtues është shfaqur Turqia dhe Irani.

Në këtë kuadër, ka patur reagime edhe nga vendet ballkanike dhe BE. Klima e përgjithshme është se vendimi i ShBA është me pasoja serioze dhe në këtë kor janë bashkuar edhe përfaqësuesit e kishave të Lindjes mes të cilave ajo Orthodhokse e Jeruzalemit dhe Kisha Kopte e Egjiptit.

Si qëndron puna me Shqipërinë? Cili është qëndrimi i saj për këtë çështje? Pyetja ka rëndësi për shkak të gjeopolitikës fetare të kombit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe për shkak të detyrimeve komplekse që rrjedhin nga angazhimet e vendit tonë.

Deri më sot nuk ka një qëndrim zyrtar mbi këtë zhvillim dhe heshtja parimisht do kuptuar se Tirana zyrtare nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim. Aktualisht ambasada e Shqipërisë në Izrael rezulton me seli në Ramat Gan, një qytet në distriktin e Tel Avivit, pra kryeqytetit të deritanishëm.

Por heshtja e Tiranës zyrtare, e kthyer në një profesion të dytë për politikën e jashtme, ka disa probleme formale të cilat kërkojnë sqarime.

Në datën 7 dhjetor, Konferenca Islamike ka reaguar zyrtarisht për situatën e krijuar, teksa përmes një deklarate për shtyp e dënon vendimin e Trump.

“Konferenca e kundërshton vendimin si një dhunim të statusit politik, juridik dhe historik të Jeruzalemit, një thyerje e qartë e ligjeve dhe rezolutave ndërkombëtare, një ikje nga konsensusi ndërkombëtar…”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Konferenca shton më tej se ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm të liderëve të shteteve anëtare të Konferencës që do të mbahet më 12-13 dhjetor për të diskutuar, formuluar dhe unifikuar një “pozicion islamik për këtë përshkallëzim të rrezikshëm”.

Në faqen zyrtare të Konferencës, Shqipëria rezulton si vend anëtar i saj që nga viti 1992. Formalisht ftesa i shkon pra edhe presidentit aktual, Ilir Meta.

Në përgjithësi Shqipëria nuk ka qenë shumë aktive në këtë konferencë, por qëndrimi zyrtar i saj e përfaqëson edhe Shqiprinë, sa kohë nuk kemi një tjetër deklarim zyrtar për këtë çështje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këshilla/ Ja pse duhet të ndalojmë së konsumuari çamçakëz
Previous article FOTO/ Kur Kendall i ndihmon të gjitha motrat me radhë, këtë herë shkon me Kourtneyn për...

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT