Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi takim me Kolegjin e Kryetarëve,
“Pas një rrëmuje disa mujore me gjoja nevojën me thirrjen e Kuvendit, në 15 nëntor vendosi thirrjen e Kuvendit në 18 dhjetor në orën 11:00. për fat të keq gjuha përçarëse dhe retorika përçarëse e Berishës, vijoi edhe pas vendimit te kryesisë, ku çdo anëtarë do duhet të marrë pjesë për të diskutuar si një familje e madhe për çdo problematikë që mund të ketë në PD.
Dua para se të ndjekim një material dhe t’ju informojmë për procesin e organizimit, falenderoj të gjithë kryetarët e degëve të PD në këtë komunikim publik, për përgjegjësinë e lartë në këtë proces, komunikimin intesiv me strukturat dhe me përgjegjësinë e lartë për ndjekjen e procesit të informimit të demokratëve”, tha Bardhi.
Aipublikoi një mesazh të Sali Berishës, që e quajti retorikë përçarëse të PD
“I përshëndes ato qindra demokratë që i kanë grisur dhe po refuzojnë mencurisht anti-kuvendin e turpshëm apo themelimin e shoqatës Basha-Bardhi.”, ishte mesazhi i berishës, që mori përgjigje nga Bardhi.
“Anëtarët nuk i kanë hedhur në kosh, ato kanë konfirmuar masivish pjesëmarrjen në 18 dhjetor. Secili kanë nënshkruar nënprezencën e një përfaqësuesi të partisë pjesëmarrjen, 5259 të Kuvendit të Kombëtarë, ose 69% e tyre.


