• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA E SIGURIMIT NË MYNIH/ Zelensky: Do të takohem me Putinin vetëm pas një plani të përbashkët me Trump
Home
Nderkombetare

KONFERENCA E SIGURIMIT NË MYNIH/ Zelensky: Do të takohem me Putinin vetëm pas një plani të përbashkët me Trump

14 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë NATO-n vitin e ardhshëm, nëse nuk vendosen garanci të forta sigurie.

“Rusët mund të avancojnë në Ukrainë ose të sulmojnë Poloninë dhe vendet baltike. Mendoj se ky është plani i Putinit. Sipas informacioneve të inteligjencës që kam, ai po përgatit një luftë kundër vendeve të NATO-s vitin e ardhshëm,” deklaroi Zelensky, duke shtuar se shpreson ta ndalojë këtë skenar.

Zelensky theksoi se nuk do të pranojë që historia ta kujtojë si liderin që lejoi pushtimin e vendit të tij nga Rusia.

“Duhet të ushtrojmë presion mbi Putinin dhe për këtë arsye shpresoj të vizitoj Uashingtonin së shpejti për të krijuar një plan të përbashkët me Donald Trump përpara se ai të takohet me Putinin,” u shpreh presidenti ukrainas.

Zelensky tha se, nëse Ukraina nuk bëhet pjesë e NATO-s, do të jetë e detyruar të dyfishojë numrin e forcave të saj ushtarake për të siguruar mbrojtjen e vendit.

“Nëse nuk mund të hyjmë në NATO, atëherë duhet ta sjellim NATO-n në Ukrainë,” shtoi ai.

Duke folur për marrëdhëniet me SHBA, Zelensky theksoi se asnjë president amerikan, përfshirë Joe Biden, nuk ka mbështetur plotësisht anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ai shtoi se kjo qasje nuk është ekskluzivisht e Donald Trump, por shprehu shpresën se situata mund të ndryshojë.

Presidenti ukrainas deklaroi se nuk është i gatshëm të takohet me Putinin pa një strategji të dakordësuar më parë me SHBA-në.

“Jam i gatshëm ta takoj atë vetëm nëse kemi një plan të përbashkët me Trump. Në asnjë format tjetër nuk do ta bëj këtë,” tha ai, duke komentuar spekulimet për një takim të mundshëm midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Arabinë Saudite.

Zelensky zbuloi se kishte zhvilluar një bisedë të mirë me Donald Trump, i cili i kishte dhënë numrin e tij personal.

“Më tha që mund ta telefonoj kur të dua. Shpresoj që ai të na ndihmojë, sepse është presidenti i SHBA-së dhe ka mbështetjen e popullit amerikan. Nëse ai zgjedh të jetë në anën tonë dhe jo neutral, mund ta detyrojë Putinin të ndalojë luftën,” përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ E mitura përdhunohet dy herë në një tualet publik në Kosovë
Previous article KONFERENCA E SIGURISË NË MYNIH/ Rama takon kryeministrin e Bavarisë: Një mik i mirë i Shqipërisë

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT