Sllovenia dhuron 300 mijë euro për rindërtimin e një shkolle në një nga zonat e prekura nga tërmeti. 300 mijë euro ka dhuruar edhe Finlanda.
“Sllovenia e mirëpret këtë konferencë të donatorëve. Më lejoni të shpreh ngushëllimet dhe simpatinë time. Kemi qenë krah Shqipërisë edhe në momente të tjera të vështira. Sllovenia e vetëdijshme për nevojat e mëdha. 300 mijë euro për rindërtimin e një shkolle në një nga zonat e prekura”, tha ministri i jashtëm. Ndërkohë që Austria ka dhuruar 1 mln euro.


