Duke thënë ‘Faleminderit’ dhe ‘të lutem’ në disa gjuhë të huaja, të mbështetësve më të mëdhenj të Shqipërisë në ditët e vështira të saj të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama nisi fjalën e tij në konferencën ndërkombëtarë të donatorëve.
Me fjalë të ndjera në emër të tij dhe të gjithë popullit shqiptar, siç u shpreh, Rama kërkoi mbështetjen për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit që shënoi 51 viktima nëntorin e vitit të kaluar. Kreu i qeverisë tha se teksa vendi ynë bënte plane për të kërkuar dëshpërimisht integrimin në BE, toka u trondit nga tërmeti, ndërsa një tërmet siç ai e quajti, goditi po ashtu edhe Komisionin Evropian, duke iu referuar daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Bruksel🇪🇺 – KONFERENCA E DONATORËVE🇦🇱#TogetherForALBANIA#SëBashkuPërSHQIPËRINË🤝
Gepostet von Edi Rama am Montag, 17. Februar 2020


