• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA E DONATORËVE/ Palmer dhe Soreca: E gjithë bota u bë një për Shqipërinë. Fondet tejkaluan pritshmëritë
Home
Politikë

KONFERENCA E DONATORËVE/ Palmer dhe Soreca: E gjithë bota u bë një për Shqipërinë. Fondet tejkaluan pritshmëritë

17 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Pas konferencës së Donatorëve i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca folën për Report Tv duke shprehur lumturinë e tyre se u arritën të mblidheshin më shumë fonde nga sa ishin pritshmëritë dhe se e gjithë bota u bë një e vetme për të ndihmuar Shqipërinë. Palmer tha se SHBA do të vijojë të qëndrojë krah Shqipërisë si aleate dhe krahë shqiptarëve për rindërtimin e shtëpive.

‘Mendoj se bota u bë bashkë dhe mbështeti Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë dhe SHBA është krenare dhe do të qëndrojë në krah të Shqipërisë si partner dhe aleat duke sjellë kontributin tonë. Do të vijojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe popullit shqiptar që rindërtimi të jetë i mire dhe më i fortë’ tha Palmer për Report TV.

Ndërsa ambasadori Luigi Soreca tha se është i lumtur që fondet tejkaluan pritshmërinë dhe nevojat e Shqipërisë për procesin e rindërtimit. Soreca kërkoi që fondet e mbledhura të përdoren me transparencën të plotë dhe shtoi se kjo është një ditë e lumtur për shqiptarët dhe të kuptojnë se BE është pranë tyre.

‘Është një sukses i madh ku të gjithë bashkë shprehëm solidaritetin ndaj Shqipërisë. Fondet e mbledhura tejkaluan pritshmërinë, u mblodhën më shumë se sa nevojat e Shqipërisë. Personalisht jam shumë i lumtur për popullin shqiptar dhe kur të kthehem në Tiranë do të shpjegojë se çfarë ndodhi këtu. Tani duhet një punë e mirë, pasi këto para duhet të përdoren në mënyrë transparente. Por sot le të jemi të gjithë të lumtur dhe të tregojmë se ishin pranë shqiptarëve dhe të kuptojnë se ne punuam për ata dhe sot është një natë e madhe për Shqipërinë’, tha Soreca për Report TV.

Në Konferencë e Donatorëve u mblodhën 1.15 miliardë euro ku përfshihen grante, projekte e hua, ndërsa për procesin e rindërtimit janë llogaritur se nevojiten rreth 1.08 miliardë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Ai momenti kur Edi Rama i la të gjithë pa fjalë!
Previous article "U BOFSH SHQIPNI"/ VIP-at shqiptarë bashkohen për Kosovën

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT