Sot në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve, ku Shqipëria shpreson te një solidaritet, jo vetëm simbolik, por të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit të kaluar. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një ditë të madhe për shqiptarët. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u shpreh se ndihma që presin është rreth 450 milionë euro.Kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 14:00 në Komisionin Europian duke firmosur marrëveshjen me Presidenten e KE-së Von der Leyen për 15 milionët eurot që akordoi për dëmet pas tërmetit tragjik.