• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONCESIONI I ‘FSHEHTË’/ Ja si do të ndërtohen DY HIDROCENTRALE mbi Kanionet e Lumit Osum
Home
Sociale

KONCESIONI I ‘FSHEHTË’/ Ja si do të ndërtohen DY HIDROCENTRALE mbi Kanionet e Lumit Osum

6 February, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një koncesion i mbajtur i fshehtë për disa vjet kërcënon të shkatërrojë një nga atraksionet më të bukura turistike të Shqipërisë, Kanionet e Osumit.

TCH publikon dokumentat ekskluzive që tregojnë se Qeveria ka miratuar pa zhurmë ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, çka sipas ekspertëve do të kishte pasoja shkatërruese për mjedisin.

Në fakt, projekti për të ndërtuar hidrocentral mbi Lumin Osum daton që në vitin 2013. Një javë para se të largohej nga detyra, saktësisht në datën 6 shtator 2013, ish-qeveria e Partisë Demokratike ka miratuar kontratën koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentrave Bigas dhe Veleshnje.

Por, me ndërrimin e Qeverisë projekti u ndalua. Në atë kohë Edi Rama e quajti marrëzi ndërtimin e hidrocentraleve pa kriter, veçanërisht në zonat e mbrojtura, duke akuzuar paraardhësin e tij Sali Berisha për korrupsion. Por sic rezultoi më vonë, shumica e koncesioneve u konfirmuan, madje dhe ato për të cilat qeveria u zotua se do t’i anulonte.

Kjo ka ndodhur edhe me dy hidrocentralet në Kanionet e Osumit. Pas pezullimit në vitin 2013, Ministria e Energjisë jo vetëm që nuk e ka anuluar koncesionin, por ka vazhduar procedurat për ndryshimin dhe miratimin e një kontratë të re edhe më të madhe me kompaninë HP-Bigas-Veleshnje Energy, me administrator Alban Feta.

Në maj të vitit 2016, Ministria e Energjisë ka miratuar kontratën e re ku fuqia e hidrocentralit Bigas-Veleshnjë rritet nga 0.5 mega në 1.2 mega.

Gjithçka është zhvilluar në mënyrë të fshehtë larg syve të publikut, pavarësisht se për këtë projekt ka patur kundërshti të forta edhe brenda vetë qeverisë dhe autoriteteve shtetërore.

Në mars të vitit të kaluar, ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta aktualisht President, i është drejtuar Kryeministrit Rama, Ministrit të Energjisë dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka që të anulojnë projektin. Por qeveria nuk është tërhequr.

Më 12 dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Rama ka miratuar edhe aktin e fundit që i hap rrugën ndërtimit të HEC-eve, lejen e ndërtimit.

Ky akt nuk ka patur mbështetjen e gjithë Qeverisë. Në datën 10 janar të këtij viti, ministri i Turizmit, Blendi Klosi i është drejtuar zyrtarisht ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri që të anulojë koncesionet për HEC-et mbi Osum, pasi sipas tij, kontrata ka parregullsi ligjore dhe efekte shkatërruese për zonën, e cila gëzon statusin më të lartë të mbrojtjes mjedisore, atë të Monumentit të Natyrës.

Koncesioni i fundit i hidrocentraleve mbi Osum tregon se shkatërrimi i mjedisit nga digat vazhdon me të njëjtin ritëm, edhe pse në krye të Qeverisë qëndron një Kryeministër që ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura e quajti barbari.

Këtë herë me firmën e Edi Ramës, viktima e radhës e barbarisë është zona e fundit e mbetur e paprekur nga epidemia e hidrocentraleve, kanionet e Lumit Osum, të cilat përveçse një nga atraksionet më të bukura turistike të vendit janë shndërruar në gjenerator për zhvillimin e ekonomisë së zonës, duke nxitur hapjen e shumë bizneseve lokale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Spalletti kapet me median italiane: Duan të më dëmtojnë mua dhe Interin
Previous article DANIEL PIPES/ Shijojeni muajin e mjaltit SHBA-Izrael, se mund të mbarojë shpejt

g.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT