Kreu i Grupit Parlamentar në LSI, Petrit Vasili, ka komentuar deklaratën e partisë “5 yjet”, që bënte me dije se do të përgatitje një mosbindje civile për të mos paguar tarifat e autostradave.
Më tej Vasili shkruan se kjo gjë duhet të ndodh në Shqipëri, për rrugët që po bëhet me pagesë.
“Mosbindja civile eshte legjitime dhe me pakta ne Shqiperi perpara kesaj poshtersie qe i behet qytetareve te varfer dhe te vobeket shqiptar”, shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Italia mosbindje civile per koncesionet, ndersa ne Shqiperi mosbindja civile duhet te mos ndalet…
Drejtuesi i partise 5 yje qe qeveris Italine Bepe Grillo deklaron mosbindje civile per te mos paguar autostradat ne Itali dhe se do te jete vete ne rreshtin e pare te mosbindjes civile
Po hajdutet e deklaruar boterisht te qeverise shqiptare duke filluar nga kryeministri c’bejne.Rrahen kukesianet per rrugen e Kombit dhe deklaruan se do te vene pagesen edhe per rruget e tjera.
Mosbindja civile eshte legjitime dhe me pakta ne Shqiperi perpara kesaj poshtersie qe i behet qytetareve te varfer dhe te vobeket shqiptar.
Kur Italia e pasur i ka koncesionet gur ne qafe dhe po i anullon keto koncesione mendoni keta hajdutet tane te qeverise qe duan ti vene gjithandej.
Lexoni vete cthote Bepe Grillo:
“Ne, baballarët dhe gjyshërit tanë i kemi paguar autostradat. Kostoja e tyre është amortizuar prej vitesh. Në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani, autostradat janë falas.
Në këto vende, në mënyrë legjitime, qytetarët i përdorin pa i paguar dy herë. I kanë financuar sërish, sepse janë të tyret tashmë.
Në Itali, autostradat u janë dhuruar koncesionarëve si “Benetton”, që fitojnë miliarda euro pa asnjë risk dhe pa investime kapitale”
Nuk kemi paguar taksa për dekada me rëdhë për të pasuruar “Benetton”-in dhe ortakët e tij. Për autostradat e reja, diskutimi është tjetër. Kush do koncesion, të paguajë nga paratë e veta”, thotë Grillo.
Te ngrihemi ne kembe kundra maskarellekut shteteror te rilindjes mosbindja civile eshte me e pakta.


