Në fjalën e tij Rama në konferencën e tij të lajmëruar në minutat e fundit duket si një rezyme e punës dhe e të gjitha akuzave që I janë bërë nga opozita e bashkuar. Rama u shpreh se edhe I ka ndodhur të tërhiqet, dhe ka theksuar se nuk ka njeri të pagabueshëm.
“Kishim një synim të vetëm mos kontestimin e zgjedhjeve. Mbi këtë dakordësi u firmos edhe marrëveshja e fundit. Akoma nuk kanë reflektuar se përse humbën. Unë nuk jam as i rënë nga qielli as i pagabuehsëm, kam bërë gabime por kam ditur edhe të tërhiqem. Më shumë se njëherë ndaj atyre që më janë vërsulur nuk kanë qenë për ti mbajtur mend me krenari, por jam stërmënduar dhe për ti dëgjuar dhe respektuar të gjithë.
Jam tërhequr duke bërë hap mbrapa më shumë se njëherë kur kam kuptuar se kanë pasur të drejtë ata që janë ankuar, dhe nga ana tjetë kam bërë cmos tu gjendem gjithnjë atyre që më kontaktojnë dhe ti respektoj me përgjigje dhe replika ata që më shkruajnë”, theksoi Rama.
Video live:
ERTV Live😊: Kryeministria – Mesazh për qytetarët
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 21. Februar 2019