Edi Rama ka komunikuar midis në video-mesazhi në Facebook ku pohoi me krenari faktin se 2017-ta e nxori Shqipërinë nga harta e kanabisit.
“Kemi mbyllur një cikël që mbajti të mbërthyer Lazaratin dhe sapo e kemi përfunduar këtë vit me një fitore të qartë pas një beteje pëllëmbë për pëllëmbë. 2017 është viti i heqjes së Shqipërinë nga kultivim i kanabisit. Vetëm shurdhët që nuk duan të dëgjojnë mund të gjejnë fjalë tjetër përveç fjalës sukses. Policia është përplasur fort me paligjshmërinë dhe krimin. Vetëm 2 vitet e fundit kemi sekuestruar 80 milionë euro nga paratë e krimit. Mirënjohje dhe falënderime për drejtuesit e policisë që mundësuan suksesin e madh që tregoi raportin e këtij viti. Historia e kultivimit të kanabisit i përket të shkuarës dhe tashmë nuk do kthehet në shqetësim”- tha Rama.
Kryeministri listoi disa arsye se droga nuk është shtuar dhe nuk është ajo që raportohet në media. Po ashtu Rama tha se do të ngrihet një Task Forcë e veçantë që do të luftojë drogën në vend. Do të jetë ky një operacion në mbarë vendin tha Rama.
“Nesër do miratojmë Task Forcën në Policisë e Shtetit. Kjo strukturë do marrë përsipër operacionin me afatgjatë kundër krimit të organizuar. Natyrisht nuk do jetë sekret misioni i operacionit që është punuar prej 3 muajsh. Ky operacion do të jetë një orë e të vërtetës, këtu do të jemi dhe do të shohim se kush po e lufton krimin, kjo politikë që po e përdor krimin si luftë politike apo ne. Mandati ynë i parë ishte kundër Lazarati dhe as nuk mbuloi kanabisin me sekretin shtetëror të kanabisit në Shqipëri dhe as i bëri bisht në luftën kundër kanabisit. Policia ju desh që të luftonte për të rritur standarde pasi ishte me e vjetra më e moshuara dhe me e varfra. Ne do ta çojmë deri në fund me sukses këtë operacion si të parin. Epoka e të pa prekshmëve do të marrë fund”, tha Rama.
Në sajë në nisjes së Vettingut Rama falënderoi ambasadorin Lu ehde pse nuk mohoi se shpesh herë nuk i mbështet deklaratat e tij.
“Më mbush me shpresë dhe optimizëm në këtë përpjekje të madhe dhe të vendosur dhe jam shumë mirënjohës. Jo vetëm drejtorit të FBI-së dhe të dërguarit të tij që do të vij këtë javë në Tiranë. Ambasadorin Lu pa dyshim edhe PSE nuk janë dakord me ato çka thotë por jam dakord me ato çka thotë dhe bën në të mirë të Shqipërisë. Po ashtu jam thellësisht mirënjohës dhe partnereve italian qeverise mikë dhe ministrisë së brendshme dhe Guardia di Finanza. Po ashtu falënderoj dhe partnerët gjerman që na mbështesin në këtë fazë të dytë për ta bërë Shqipërinë një shtet të mirë Evropian”, tha Rama.


