• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kompozitori dhe politikani i njohur grek, Mikis Theodhorakis ndërron jetë në moshën 96-vjeçare
Home
Nderkombetare

Kompozitori dhe politikani i njohur grek, Mikis Theodhorakis ndërron jetë në moshën 96-vjeçare

2 September, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Kompozitori dhe politikani i njohur grek, Mikis Theodhorakis ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Theodhorakis, një nga personalitetet më të rëndësishme dhe më të diskutuar të Greqisë moderne me prestigj botëror u nda nga jeta në moshën 96 vjecare.

Në moshën vetëm 12 vjeç ai kompozoi veprën e tij të parë muzikore, ndërsa në moshën 17 vjeç dha recitalin e tij të parë në Tripoli me veprën e tij “Cassiani”.

Mikis Theodorakis ka shkruar nga të gjitha llojet e muzikës, nga operat, muzika simfonike, muzika e dhomës, oratorio, baletit dhe korit të kishës, deri te muzika për dramën e lashtë, teatrin, kinemanë, këngën popullore të artit dhe veprat post-simfonike. Puna e tij mund të dallohet në tri periudha kryesore: Në periudhën e parë (1937-1960) ai kompozoi vepra të muzikës simfonike dhe të dhomës sipas formave të Evropës Perëndimore dhe teknikave moderne, në periudhën e dytë (1960-1980) ai përpiqej të kombinonte muziken simfonike me orkestër me instrumente popullore dhe krijonte forma të reja në bazë të zërit, ndërsa që nga viti 1981 u kthye në format simfonike dhe merrej me operën.

Konsiderohej si njeriu që lidhi poezinë greke në një mënyrë të jashtëzakonshme me traditën e muzikës popullore greke, i cili arriti të flasë në zemrat e të gjithë grekëve, që luftoi kundër Diktaturës dhe u torturua rëndë, dhe të cilit iu dha Çmimi Nobel për Paqen në vitin 2000.

Fama e tij shpejt ka kaluar kufijtë e vendit. Ai ka kompozuar ndoshta ritmin më të njohur grek në botë, të ashtuquajturin syrtaki nga filmi “Alexis Zorbas” (1964), ndërsa këngët e tij u interpretuan nga artistë të famshëm, si Beatles, Shirley Basei dhe Edith Piaf. Si kompozitor, poet, politikan, Mikis Theodorakis ka vënë vulën e tij me praninë dhe aktivitetin e tij në shekullin e 20 -të dhe me të drejtë konsiderohet si një mit dhe një nga kompozitorët më të rëndësishëm grekë me ndikim mbarëbotëror.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH SËRISH/ Vidhet Katedralja në Korçë, dy persona futen gjatë natës dhe marrin lekët nga...
Previous article SITUATA NË AFGANISTAN/ Gjenerali amerikan: TALEBANËT, të pamëshirshëm! S’dihet nëse do...

F.autor

Postime të ngjashme

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT