• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kompanitë celulare në Shqipëri MESAZH klientëve: KUJDES! Skemë e re MASHTRIMI, si ta shmangni…
Home
Sociale

Kompanitë celulare në Shqipëri MESAZH klientëve: KUJDES! Skemë e re MASHTRIMI, si ta shmangni…

4 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një skemë mashtrimi dyshohet se është duke ndodhur përmes thirrjeve telefonike që po bëhen në numrat e qytetarëve shqiptarë nga prefikse të vendeve të largëta me numra të panjohur. Kompanitë celulare kanë shpërndarë mesazhe për qytetarët që të mos u përgjigjen këtyre telefonatave dhe të mos i marrin ato mbrapsht pasi krediti i tyre do të shpenzohet. Policia thotë për ora nevvs se do të nisë hetimet ndërsa sipas ekspertëve, thirrje të tilla bëhen nga kompiutera që vjedhin të dhënat dhe i përdorin ato për blerje të pa autorizuara nga llogaritë bankare.

Kompanitë e shërbimit të telefonisë celulare kanë shpërndarë këtë mesazh për përdoruesit e tyre në Shqipëri pasditen e të mërkurës.

“Kujdes! Tregoni vëmendje në kthimin e thirrjeve të humbura drejt numrave ndërkombëtarë (veçanërisht prefikse të pazakonta) që nuk i njihni, sepse mund të rezultojë në shpenzime për llogarinë tuaj. Për më shumë info na telefononi.”

Paralajmërimi vjen në një kohë kur një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh, kanë marrë thirrje nga numra të panjohur që nuk janë në listën e kontakteve të tyre. Në disa prej këtyre rasteve, kur qytetarët I janë përgjigjur telefonatave nga këta numra, apo i kanë telefonuar ata mbrapsht, kanë ndodhur tërheqje nga llogaritë e tyre bankare.

Burimet nga prokuroria thanë se janë informuar për faktin se shumë përdorues të telefonave celularë kanë marrë muajt e fundit thirrje nga numra me prefikse të huaja përfshirë edhe shtete të largëta.

Por sipas këtyre burimeve, nuk janë regjistruar deri tani denoncime të kësaj natyre. Ndërkohë punonjës të policisë së shtetit thanë se deri tani nuk kanë ndeshur me kallëzime të tilla nga qytetarët edhe pse thanë se vetë ata, kanë marrë thirrje në celularët e tyre nga numra të tillë. Pavarësisht se nuk ka denoncime, policia tha se do të hapë një hetim në lidhje me këtë skemë e cila evidentohet se është prezente. Një burim i strukturave të hetimit tha për Ora News se thirrjet bëhen nga një qendër kompiuterike e cila zgjedh qëllimisht prefikse nga vende të largëta si Lituania, Panamaja, Bjellorusia, Letonia, etj, pasi bisedat telefonike me këto vende kanë kosto më të lartë dhe i faturohen marrësit të telefonatës edhe pa dijeninë e tij.

Një tjetër skemë që mendohet se po përdoret në këto raste është vjedhja e të dhënave të celularëve që marrin telefonatat dhe ndërhyrja në llogaritë bankare me të cilat janë lidhur këto aparate nga pronari I tyre. Specialistët e fushës apelojnë për kujdes të veçantë në mënyrë që telefonatave të tilla të mos u përgjigjeni dhe të mos i merrni më pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi e bënë të lidhur me këngëtaren SHQIPTARE seksi, Ledri nuk fshihet! Ja me kë po i kalon pushimet (FOTO)
Previous article Nejmar “tallet” me fotografët, simulon edhe në stërvitje (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT