• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMPANIA NXJERR SHIFRAT/ Çfarë u kërkua më shumë në Google përgjatë 2021
Home
Teknologji

KOMPANIA NXJERR SHIFRAT/ Çfarë u kërkua më shumë në Google përgjatë 2021

8 December, 2021 s.autor Teknologji

Në vitin 2021, njerëzit kanë pasur një qëllim se si të ishin më të mirë në jetë. Kjo është ajo që është kuptuar qartë nga lista vjetore e Google, publikuar të mërkurën nga kompania.

Çdo vit, Google analizon elementët që janë kërkuar më së shumti gjatë një viti dhe duke i krahasuar ato me një vit më parë. Pas 2020, ku e gjithë jeta u bazua në përpjekjet për të mbijetuar, për të kuptuar pandeminë, rezultatet e këtij viti treguan historinë e një bote që kërkon të rindërtohet fizikisht, emocionalisht dhe socialisht.

“Njerëzit po vijnë në Google duke kërkuar mënyra për t’u shëruar,” tha Hema Budaraju, drejtore e lartë e shëndetit dhe ndikimit social të kërkimit në Google. “Është një shenjë e mirë e shpirtit tonë elastik dhe globit që dëshiron të kthehet dhe të bëhet më mirë”, tha ajo.

Për kërkimet e fokusuara te shëndeti, vaksinimet, mirëqenia dhe ndihma e të tjerëve panë rritjet më të mëdha gjatë vitit të kaluar.

Vaksinimi
Nëse viti 2020 kishte të bënte me testimin anti COVID, viti 2021 kishte të bënte sigurisht me vaksinimin. Një vit pandemik la shumë njerëz me më shumë pyetje, pasi situata në mbarë globin evoluoi nga menaxhimi i virusit në mbrojtjen kundër tij me vaksina. “A është miratuar vaksina e koronavirusit”, “a është vaksina e sigurt për COVID”, “si funksionon vaksina e koronavirusit” dhe “sa vaksina kundër koronavirusit ka” janë vetëm disa nga pyetjet më të bëra me të cilat njerëzit po përballeshin këtë vit.

Mirëqenia
Në 2021, “pse ndihem i trishtuar?” u kërkua më shumë se kurrë më parë dhe pa një rritje prej 10% nga viti 2020, sipas matjeve të brendshme të Google. “Si të ulim presionin e gjakut”, “pse jam gjithmonë i lodhur” dhe “sa kalori duhet të ha” ishin ndër termat e kërkimit që kryesuan tabelat shëndetësore në rritjen e kërkimeve në Google. Kishte gjithashtu shumë pyetje në lidhje me lemzën, por nuk ka një shpjegim të mirë për këtë.

Si të ndihmojmë të tjerët
Një fitore për njerëzimin! Kërkimet e Google këtë vit përshkruan gjithashtu një botë që ishte e interesuar të ndihmonte njëri-tjetrin. Së bashku me kërkimet se si të përmirësojmë shëndetin mendor, ishin edhe kërkimet si “si të ndihmojmë një mik” dhe “si të ndihmojmë dikë që ka një atak paniku”.

Gjëja kryesore, tha Budaraju, është se këtë vit njerëzimi kishte “më shumë nevojë për t’u kujdesur për veten dhe të dashurit e tyre”.

Marrë nga CNN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HETIMET BELGE/ Si ia theu Safet Bajri legenin, vajzës që prostituonte
Previous article "IMMOBILE NDËR MË TË MIRËT"/ Hysaj: Nuk ka ndryshim mes Reina dhe Strakoshës

s.autor

Postime të ngjashme

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri Teknologji

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT