• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kompania e shitjeve online kthehet në “BABAGJYSH”. Dhurata për fëmijët e shkollave të fshatit Kus dhe Mazrek në Kashar
Home
Sociale

Kompania e shitjeve online kthehet në “BABAGJYSH”. Dhurata për fëmijët e shkollave të fshatit Kus dhe Mazrek në Kashar

24 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Platforma më e madhe e blerjeve online në Shqipëri, Dyqantaxi.com ndau për fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Kus” dhe “Mazrek” në Kashar 235 pako dhuratash për festat e fundvitit.

Në këtë prag festash, DyqanTaxi.com propozoi një ide unike, të cilën e ndau me klientët e saj, ku një perqindje të shitjeve online të ofertës “Kap ofertën dhe dhuro” që u realizuan përgjatë 10 ditëve të muajit dhjetor, u përdoren për fonde bamirësie.

Përfaqësuesit e kompanisë Nettrade Albania ishin të pranishëm në mjediset e shkollës të premten e kaluar, ku në atmosferën festive të fundvitit, Babagjyshi shpërndau pakot për fëmijët e kësaj shkolle. Në ceremoninë e zhvilluar, Manaxherja e Marketing te Dyqantaxi.com EnkelejdaThimo u shpreh: “Jemi shumë të gëzuar që nismën tonë e mbështetën mijëra klientë nga e gjithë Shqipëria, falë kontributit të të cilëve u mundësuan dhuratat për fëmijët”. Sipas saj, “ky është vetëm fillimi i një procesi që do të vijojë rregullisht edhe në të ardhmen, ku do të mblidhen fonde për zona të varfra të vendit përmes një mënyrë të tillë”.

Kompania shpreson të ketë një rritje të madhe në pesë vitet e ardhshme dhe nisma të tilla do të bëhen pjesë të traditës së saj, për të ndihmuar familjet në nevojë dhe për të nxitur mekanizma të reja filantropie në sipërmarrjen shqiptare.

Dyqan Taxi është një prej Sturt Up-eve më të suksesshme në Shqipëri. Me një ritëm të lartë rritjeje çdo vit, ajo është tashmë lideri i padiskutueshëm i shitjeve online në Shqiperi. Kompania menaxhon disa prej portaleve më të suksesshme në shitje si www.dyqantaxi.com www.bukinist.al www.beba.al www.idedhuratash.al.

Që kur është bërë pjesë e Grupit Balfin, kompania ka ndërtuar një strategji biznesi në bazë të të cilës parashikon të ketë një rritje të konsiderueshme në 5 vitet e ardhshme. Sfida e saj është të ndryshojë kulturën e blerjeve online në Shqipëri dhe drejtuesit shprehen se kanë besimin se me këmbënguljen e duhur kjo gjë do të bëhet realitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET PAS 25 VITESH/ Skulptori ekspozon basorelievin e realizuar para 30 vitesh për "Bankën e Shqipërisë" tek Artet (VIDEO)
Previous article HARROJENI XHINSET E NGUSHTA/ Gjatë 2019-ës një modeli i ri do të bejë namin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT