Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosor sot me 7 vota pro dhenien e mandatit per Astrit Veliaj, si deputet i Kuvendit te Shqiperise, pjese e grupit te Partise Demokratike.
Deputeti-i-PD-Astrit-Veliaj,-duke-hyre-gjate-seances-se-pare-te-legjislatures-se-VIII-te-kuvendit-te-Shqiperise
Astrit Veliaj ishte i dyti ne listen e PD-se, për Beratin dhe iu dha mandati i deputeit nga KQZ, pasi me heret dy zonjat pjese e listes se demokrateve dhane doreheqjen me nje leter derguar institucionit.
“KQZ i dha mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”, njoftoi KQZ.
Rendi i dites
Shqyrtimi i projekt vendimeve:
1. Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
2. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zg jidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
3. Për miratimin e Raportit Vjetor të KQZ-së për vitin 2017, që do ti paraqitet Kuvendit të Shqipërisë.
4. Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore të kqz-së për vitin 2018


