• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI PËR TAHIRIN/ Deputeti i PS: Mund të thirret edhe Sali Berisha si dëshmitar
Home
Shqipëri

KOMISIONI PËR TAHIRIN/ Deputeti i PS: Mund të thirret edhe Sali Berisha si dëshmitar

16 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Alket Hyseni, deputeti i komisionit të Ligjeve nga Partia Socialiste i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, zbuloi detaje të reja mbi komisionin hetimor tashmë të formuar me të gjithë anëtarët, që do të hetojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe përfshirjen e tij në dosjen “Habilaj”. Hyseni nuk e përjashtoi as mundësinë që të thirret si dëshmitar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Kush do të therritet në komisionin hetimor? Do të jetë Edi Rama? 
Kush është për t’u thirrur do të thirret në komision. Por ne nuk do lejojmë të bëhemi vegël e askujt, e as lojërave të ngushta politike. Opozita reflektoi dhe hoqi dorë nga kërkesat që nuk ishin kushtetuese.

Me ndërhyrjen që kërkuat për kërkesën e PD-së, a e “ruajtët” ju kryeministrin Edi Rama që të mos vijë në komision, duke hequr fjalën “kryeministër”?
Jo, ne nuk kemi ruajtur askënd. Kërkesën e riformuloi vetë PD-ja. Ftoj median të dallojë kush është e bardhë e kush e zezë. Këtu nuk bëhet fjalë për të baltosur kundërshtarin, por vendin në sytë e ndërkombëtarëve. Në diten që do mendojmë se do jemi të pazotë dhe s’kemi alternativë, do të shkojmë në opozitë, por në asnjë moment ne nuk mund të bëjmë rolin e kunatës së keqe, që të shajmë nga mëngjesi në darkë për kunatën tjetër, me qëllim që të marrim çelësat e nikoqires së shtëpisë, aq më tepër që PD-ja ka treguar që vetëm nikoqire nuk është.

Kush do të jetë ne listen e PS-së për të dëshmuar?
Çuditem me mediat që nuk reagojnë për deklarata politike që është lejuar kanabizimi me vendim politik. Juve ju vjen keq kur ju quajnë kazan, sepse nuk reagoni.

Nuk besoj se keni marrë sytë e kryeministrit që ta shini median kazan… Media nuk gjykon, publikon faktet 
Ju shqetësoheni tani për dy horra ordinerë që kanë thënë në një përgjim telefonik se kanë mik këtë, e kanë mik ate. Media me këtë është marrë.

Kërkesa e PD nuk ka afat për hetimin. Mund të nisë hetimi nga viti 1990? Do ta thërrisni ish-kryeministrin Berisha për këtë deklaratë? 
Nese do të jetë e nevojshme, patjetër. Objektin kohor do e vendosë komisioni.

Mund të thërritet z.Tahiri? 
Mund të jetë si ish-ministër, së bashku me të tjerë para tij…

Po për çështjen e deklaratës politike, keni ndërmend të bëni kallëzim penal?
Po s’bëmë dhe këtë në komisionin hetimor, pastaj më mire të mos shkojmë.

Keni pirë kafe me z.Tahiri, Takim? 
Nuk e konsideroj si njeri që s’duhet takuar. S’më kujtohet sa kohë ka pa e takuar. Por do e takoj me kënaqësi për aq njohje sa kemi.

Për lobimin rus nga Partia Demokratike?
PD-ja u kap me presh në dorë. Si ish-drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave, nuk më lejohet të komentoj për këtë pjesë. Por ky është një shqetësim i madh, lidhja me qarqe antishqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI DHE ANALIZA E HUMBJES/ Lulzim Basha mbledh kryetarët e degëve
Previous article Shkuan për fazë përgatitore në Slloveni, Vllaznia dhe Flamurtari ikin pa paguar

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT